Fjalori
MARR

MARR vep., MÓRA, MÁRRË kal. 1. E kap diçka a dikë me dorë a me një send tjetër dhe e heq nga vendi i vet; e rrok me duar a me diçka tjetër dhe e mbaj. Mori bukën (kazmën, librin, penën, rrobat). Mori gotën e çajit (e rakisë, e qumështit). Marr topin. Merrni nga një mollë! E mori me duar (me mashë, me lugë, me pirun). E mori me dhëmbë. E mori për krahu (për flokësh, për veshi). Ia mori me forcë.

2. E shpie diçka a dikë në një vend tjetër duke e mbartur a mbajtur vetë ose me një mjet, e çoj diku; sjell me vete; mbaj me vete. E mori çantën (thesin, dengun) në krah. E mori fëmijënshpinë (në duar, në krahë, në qafë). E mori vogëlushin hopa. E mori për dore (zvarrë). I mori fëmijët me vete. Nuk e kishte marrë kartën e identitetit me vete. E mori lumi (era).

3. biedorë një send që ma dërgon dikush ose diçka që më takon për punën a për vepratkam kryer etj.; fitoj; më vjen diçkaështë për mua; (fig.) e dëgjoj a e mësoj diçka, më bëhet e njohur diçka. Mori një letër (një telegram, një lajmthirrje). Mori pakon. Mori një njoftim (një lajm, një mesazh). Mori emërimin. Mori urdhra (udhëzime) të reja. Mori një porosiveçantë. Mori urimet. Marr rrogën (pagën mujore). Mori shpërblim. Sa merrmuaj (në ditë)? Morën flamurin. Morën diplomat (fletëlavdërimet, medaljet). Mori titullinDoktor i shkencave’. Marr lejen e zakonshme. Ç’të japësh, do të marrësh. (fj. u.).

4. bised. Blej; porosit diçka për të ngrënë a për të pirëkafe, në restorant etj. Mori ushqimet (bukën, qumështin, një palë këpucë, një kostum, një biçikletë). Mori biletën. I morëmdyqan (në pazar, në qytet, në fshat). E mori për nënën (për babain, për gruan, për fëmijët, për vete). Mori një kafe (një ujë, një birrë, një raki, një kos). E mori lirë (shtrenjtë). Sa (ku) e more?

5. Nxjerr një prodhim duke përpunuar ose duke shfrytëzuar diçka, siguroj një sasicaktuar prodhimi; nxjerr fitime, të ardhura etj. nga diçka. Mori pesëdhjetë kuintalë për hektar. Morën prodhimebollshme. Nga delja marrim leshin, qumështin, mishin. Marrim qymyrgurin (naftën, mineralet) nga toka. Marrinardhuramëdha.

6. Kërkoj një shumë a shpërblimcaktuar për diçka; zgjedh diçka nga një tërësi, nga një grumbull gjërash etj., heq, veçoj a nxjerr një pjesë nga diçka për qëllimecaktuara. Merrnin taksa. Merrnindhjetat. Sa merrnin për të qepur një kostum? Merrnin shtrenjtë. Marr për prova (kafshë, bimë, minerale). I marr gjak (për analiza).

7. vet. v. III Kërkon (një sasicaktuar lënde, sendesh, kohe etj.). Stërvitja i merr shumë kohë. Ndërtesa mori shumë tulla (çimento, gëlqere). Dyert (dritaret) morën shumë bojë.

8. edhe fig. Pajisem me diçka, gjej a siguroj diçka për vete; e shtiedorë a e bëj timen diçka për ta pasur përgjithnjë ose për ta përdorur përkohësisht; përvetësoj. Mori shtëpi (dy dhoma e një kuzhinë). Morën veturareja. Kanë marrë ujë të pijshëm (energji elektrike). Mori një taksi. Marr për një vit (për një muaj, për një natë). E mori me qira. E mori falas. Kanë marrë dije (njohuri) të thella. Mori një mijë lekë hua (borxh). I mori një libër. Ka marrë huqet e t’et. Kanë marrë mënyrën e huajjetesës (modën e huaj).

9. Shtiedorë diçka me luftë a me përpjekje, pushtoj një vend; arrijsiguroj, të fitoj, të kaloj a të kapërcej diçka, ia dalkrye diçkaje. Morën qytetin (kështjellën). Morën pushtetin (fuqinë). I mori provimet. E mori klasën. Mori diplomën (patentën). Mori vendin e parëfestival. E morën me sulm (me dredhi). E mori me vështirësi (me punë).

10. Ia rrëmbej dikujt diçka a dikë ia fitoj dikujtlojë; i heq dikujtdrejtën a mundësinë për të përdorur ose për të shfrytëzuar diçka. I morën paratë (pasurinë, tokën, pronat, çifligjet). I marr dikujt drithin (bukën, ujin). I morën patentën (diplomën). I morën fëmijët peng. I mori dy pikë (një lojë) (sport.). I mori tre ushtarë (kalin, mbretëreshën) (shah.).

11. bised. Fejohem a martohem me dikë. E mori nuse. E mori për burrë (për grua). Morën njëri-tjetrin. E mori me dashuri. E merrnin me mblesëri (burrin, gruan). Nuk e mori vetë, ia dhanë. Lum ai që e merr atë vajzë!

12. bised. E tërheq dikë nga një vend a nga një grup njerëzish dhe e çoj diku; e arrestoj. E mori mënjanë (më tutje). E morën natën. E morën fshehurazi (me forcë).

13. bised. Heq, fshij, pastroj. Marr pluhurat. Marr me fshesë (me leckë).

14. Pres a shkurtoj (për flokët); ha, zvogëloj, ngushtoj (një rrobë). Marr flokët (anët). I mori lart (poshtë). E mori pak te mënga (te supi, te beli).

15. E pranoj a e emëroj dikë në një punë, e caktoj me një detyrë; e pranoj dikë si pjesëfamiljes a të një grupi njerëzish ose e lejojmarrë pjesë diku; e thërres dikëkryejë një shërbimdetyrueshëm; i ngarkoj vetes një detyrë; pranojbëj diçka, i dal zot një pune; i përvishem një pune a një detyre në një mënyrëcaktuar. Morën një punëtor (një hidraulik, një mësues). E morënpunë. E morënçetë (në brigadë). E morishtëpi. E morënfshat. E morën si ndihmës (si specialist). E morën si ekspert (si arbitër). E morënarsim (në teatër, në skuadër). E morën ushtar. E morën për ta edukuar (për ta mësuar, për ta stërvitur). Marr një temë studimi. Mori shërbimin. E morën për botim. Morën zotimereja. E mori me qejf (me dëshirë, me guxim, me frikë, me shaka) punën (detyrën) që i ngarkuan. E mori shtruar (rrëmbyer, me rrëmbim). E moriprovim (në pyetje).

16. ngjitet a më zë një sëmundje. Ka marrëftohur. Mori zgjeben.

17. vet. v. III Nxë, përmban (një masëcaktuar, një vëllim, një sasi etj.). Merr dy litra (pesë kilogramë). Merr dy shtretër (dhoma). Merr dyqind veta (salla). Merr shumë (makina, ena, thesi). Sa merr?

18. bised., vet. v. III E përmbledh, e përfshin e zë (një ndarje administrative, një ligj, një detyrim etj.); përmbahet brendadiçka, e parashikon a e ka diçka (ligji, gazeta etj.). E merr rrethi i Tropojës. E merr plani i qytetit. Ç’merr nga Korça në Bilisht. E merr edhe ligji. E ka marrë gazeta.

19. bised. E sjell dikë a diçka për shqyrtim, si shembull etj., përqendroj a tërheq vëmendjen e të tjerëve te diçka; flas për diçka, e trajtoj, e parashtroj. Lemarrim çështjen e... (problemin e...). Marrim një pikë (një drejtëz, një rrafsh). Marrim kohën e luftës... Marrim për shembull nxënësit... (arsimtarët, ekonomistët, punëtorët, fermerët...). E marrshqyrtim e shqyrtoj.

20. Sillem a veproj me dikë ose me diçka në një mënyrëcaktuar. E mori me të mirë (me të egër, me të keq, me lajka). E morën me të fishkëllyera (me dru, me domate).

21. E quaj, e vlerësoj; e mbaj; më duket se është i tillë ose i atillë, e kujtoj, më duket; e kuptoj, e gjykoj në një mënyrëcaktuar. E merrnin për të zgjuar (për budalla, për të vdekur, për të huaj). E mori për të vëllain (për mjek, për njerimirë). E marr si shembull. E mori pazinë për spinaq. Sido (ngado) që ta marrësh. Merre si të duash.

22. edhe fig. Pësoj një goditje, me zë diçka, ha; më qëllojnë a më gjuajnë me diçka. Mori një grusht (një shuplakë, një shkelm). Mori një plumb. Mori një dru të mirë e rrahën mirë. Mori përgjigjen e duhur.

23. fig., vet. v. III E zë, e kap diçka; arrin ta kapë, mund ta kapë e të veprojë mbi të, e ha. E mori plumbiballë (në kokë, në shpatull, në ijë, në gjoks, në zemër). E mori shkarazi (mirë, drejtpërdrejt). E mori uria (etja). E moriqeshurit (gazi, vaji, frika). Është tepër lart, nuk e merr pushka (plumbi). Nuk e merr era (dielli). I merr mirë qimet brisku (makina e rrojës).

24. edhe fig., bised., edhe jokal., Shkoj, lëviz në një drejtim, ia mbaj nga...; ndjek një rrugë; shkoj drejt një gjendjeje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mori arave (bregut, pyllit, maleve). Mori malet doli në mal. Mori kthesën. Flaka mori qiellin flaka u ngrit deriqiell. Mori nga e djathta (nga e majta, nga jugu). Mori përpjetë (lart, poshtë, tatëpjetë, anës). Mori për keq (për mirë). Mori shtrembër (gozhda, vidha), Mori për në fshat (për në qytet, për në veri). Mori anës lumit (anës bregut). Po merr udhëmbarë (të shtrembër). Ka marrëtatëpjetën. Moti po merr për mbarë. Ç’fill do të marrë?

25. bised. Hipi në një mjet udhëtimi për të shkuar diku. Mori trenin e pasdites (e orës 10). Mori autobusin e unazës.

26. Nis diçka; filloj; vet. v. III Nis. Mori hov (vrull, shpejtësi). Mori valë filloivalojë. Mori vrapin. Merr zhvillim niszhvillohet. Merr cifël nisprishet, merrkrisur. Merrkrisur niskriset. Merrskuqur (të nxirë) nisskuqet (të nxihet). Merr zgjerim niszgjerohet.

27. Fillojkëndoj a të hedh valle ose të luaj një pjesë muzikore (me një vegël). Mori një këngë (një valle). Ia morën këngës shtruar (bashkë). Ia morën labçe. Ia merrte me të qarë. E merrte me fyell. Njëri ia merr, tjetri ia kthen (ia pret).

28. jokal., vet. v. III Fillonndizet a të digjet, ndizet flakë; shkrep (arma). S’marrin (mezi marrin) drutë. S’mori zjarri. Mori eshka. Morën mullarët. S’mori pushka. Mori baruti. Mori menjëherë. Merr shpejt (ngadalë).

29. fig. Shkëput nga dikush një gjë që më hynpunë ose që ështëdobinë time, i kërkoj dikujt një mendim, një këshillë etj. me qëllim që të përfitoj. Marr mendimin e kolektivit. Marr pëlqimin. Marr përvojën (mjeshtërinë) e dikujt. Marr këshilla nga dikush këshillohem me dikë. I marr fjalën dikujt e bëj të më japë fjalën, të zotohet. Ia mori zemrën ia fitoi zemrën, e bëri për vete. Mori një mësimmirë përfitoi shumë, vuri mend.

30. fig., vet. v. III Fillonketë një vlerë, rëndësi a kuptimcaktuar, fiton. Merr rëndësi (vlerë). Merr domethëniemadhe. Merr një kuptim të ri. Merr një trajtë (një ngjyrë) tjetër. Mori përpjesëtimemëdha.

31. jokal., vet. v. III (zakonisht me një emërmashkullit të një kafshe) Ndërzehet; mbarset. Mori dash delja. Mori dem lopa. Mori derr dosa. S’mori lopa sivjet.

32. vet. v. III E bën që të mos lëvizë a të mos punojë më, e paralizon (për pjesë ose organetrupit). Sëmundja i mori gojën (sytë, këmbën, duart).

33. Përdoret zakonisht me emra veprimi për të formuar togje me vlerë foljesh, të cilat lidhen si nga kuptimi ashtu edhe nga ana fjalëformuese me emrat përkatës (edhe në një varg njësish frazeologjike). Merr ajër ajroset. Mori arratinë u arratis. Marr fotografi fotografoj. Merr fund përfundon, mbaron. Merr gjallëri (fuqi, forcë) gjallërohet (fuqizohet, forcohet). Marr guximin guxoj. Marr hak hakmerrem. Marr lidhje me dikë lidhem. Merr masa. Merr ngjyrë ngjyroset. Marr shënim shënoj. Marr vendim vendos. Merr zgjidhje zgjidhet. Marr për bazë bazohem. Marrdorëzim dorëzohet. Marr nën mbrojtje mbroj. Marr nën kujdes kujdesem. Marr për qafe (për gryke) e përqafoj. Mori bark. Merr anë anon nga njëra anë. Mori erë u qelb. Mori zjarr u ndez. Mori frikë (tmerr) u frikësua (u tmerrua). Marr inat (mëri) inatosem.

34. Përdoret si folje gjysmëndihmëse, me kuptimetfilloj, nis, zë; përpiqem, matem’. Marrdal (të hyj, të flas, të ngrihem, të shkoj, ta kap).

Sin.: kap, tërheq, bie, sjell, fshij, pastroj, rrëmbej, heq, përvetësoj, siguroj, blej, porosit, zë, pushtoj, zaptoj, thith, shpenzoj, kërkoj, pres, zvogëloj, shkurtoj, pranoj, mbaj, fut, nxë, zë, quaj, vlerësoj, kuptoj, mbaj, shkoj, fitoj, ha, kap, filloj, shkrep, mbarset, përmbaj.

Harroimarrë *frymë (dikush) tall. *Dhashë e mora. *Japim e marrim (me dikë). As *jep as merr (dikush). Sa *jep merr (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). Nuk më lë të marr *frymë (dikush). I mori *amanetin (dikujt). Merr *amë (diçka). Nuk merr *amë (nga diçka). Marr *anën (e dikujt). merr *ana. I marr *anët (dikujt). Ia marr *anën (diçkaje).Mori *arratinë (dikush). E mori *arratia (dikë). Mori *avull (dikush). Ia marr *avullin (dikujt a diçkaje). Ia mori *avullin (dikujt). mori *barkun (dikush a diçka).I mori bashkën (dikujt) S’merr *bojë (diçka). Si të marrë *bora. Mori *botën (dynjanë) (diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). E merr me *bu (dikush). E mori me *cep (diçka). E ka marrë për *cep (dikë). Merr *cifël (diçka). Mori *çairet (dikush) keq. Ka marrë *të çarë (diçka). Merr *dallgë (dikush a diçka). Merr *detin (dikush). E mori *deti (dikë a diçka). Marr në *dorë (diçka). I marr *dorën (dikujt). Ia marr *dorën (diçkaje). Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga duart (dikë a diçka). Mori dynjanë (*botën) (diçka). Mori *dheun. Merr *erëI (diçka). Merr *erëII (nga diçka). E merr *eraI (dikë). E merr *eraII (diçka). I marr (i mbaj) *erë (diçkaje). Ia ka marrë *erën (dikujt a diçkaje). Merr *faqe (diçka). Mori *ferrën (diçka). Merr *fill (diçka). Ka marrë *fitilin (dikush). Mori *flakë (diçka). Marr *frymë. I mori *frymën (dikujt). Nuk merr (më) frymë (dikush). Sa të marrësh *frymë. Derisamarr *frymë. Mezi marr *frymë. Përtonmarrë *frymë (dikush) tall. Ka marrë *fund (dikush a diçka). Mori *fushat (dikush). Merr *fytyrë (diçka).I mori *fytyrën (dikujt). Mori *gardhin (dikush a diçka). S’merr (nuk ha) *të gdhendur (dikush). E merr (e mban) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mori (e lau) *gjakun etnogr. I marr *gjurmën (dikujt a diçkaje). Marr (laj) *hakun. Mori (u ) *hamull (dikush). marrsh *hijen! mallk. E merr *historia (dikë a diçka), edhe iron. Merr *hov (diçka). Merr *hundë (dikush). Mori *huq (dikush). E kam marrë *inat (dikë a diçka). Merr *jetë (dikush a diçka). I mori *jetën (dikujt). S’e merr (s’e ngre) *kalemi (diçka). Sa s’i merr (s’i rrok) *kalemi. E mori *kallëp (diçka). Na e mori *të keqen (të ligën) (dikush) mospërf. marrsh *të keqen! mallk. marrsha *të keqen! Mori *këmbë (diçka). Mori *këmbët (dikush). I mori këmbën (dikujt). E mori nga *këmbët (diçka). E merr nëpër *këmbë. Mori *këmbëtkrahë (dikush). Marr *kërrabën. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) *kokën (kryet) (dikujt). Merr *kot (dikush). Mora *krahë. I marr *krahët (dikujt). Marr (mbaj) *krahun (e dikujt). E marr nën *krahë (dikë). Mori *kthesën (dikush) libr. Mori *kuturu (dikush). Merr *lak (diçka). E merr *lehtë (diçka). Mora *lemerinë. Nuk merr *lesë (dikush). Merr e lër krejt, si dikush a si diçka tjetër, tamam si ai, gjallë ai, shumë i ngjashëm; hiq e vër atë vetë; lot e shpirt. I mori (i rropi, i hoqi) *lëkurën (dikujt). Na e moriligën (*të keqen) (dikush) mospërf. marrsha *të ligën! Më marrsh *të ligat! mallk. E mori *lumi (dikë a diçka). Ia mori *lyrën (diçkaje). Marrsh *malet! mallk. Mori *malet (dikush). Nuk më merr *malli (për dikë a për diçka) mospërf. Merre ta marrim rrëmujë e potere e madhe diku (kur bëhet një punë e veprohet si të vijë a si të mundet); bjeri burri burrit; s’e merr vesh i paridytin. Merr (për) *mbarë (diçka). I mori *mbrapsht (fjalët) (dikush). Merr *mend (dikush). Merr *mendtë (e dikujt). mori *mendtë (dikush). Ia mori *mendtë (dikujt). E marr me *mend (diçka). Merr *mendjen (e dikujt). Ia mori *mendjen (dikujt). Ma merr (ma ha, ma pret) *mendja. Ta merr (ta pret) *mendja. E mori *mësysh (dikë). marrtë *e mira! ur. marrtë (të ngrëntë) *mortja! mallk. S’e merr *mundimin (për diçka) libr. Merr *musht (dikush). I mori *nderin (dikujt). E merr *ndore (dikë) etnogr. Të më marrësh *opingat! bised. I marr *pahun (diçkaje). Nuk e marr *parasysh (diçka). E mori (e vuri) *përpara (dikë). Merr *përpjetë (dikush). Mori *të përpjetën (dikush a diçka). Marr *përsipër (diçka). Marr *pjesë (diku). Ka marrë *të plasur (diçka). marrsh *pleshtat! mospërf. bised. E merr *prapa (dike a diçka). E mori *së prapthi (diçka). Sa të marrë *prush. S’merr (s’ha) *pykë (dikush). mori më *qafë (dikush). merr më (në) *qafë (dikush a diçka).E merr me *të qeshur (diçka). Ka marrë *revan (dikush). E mori *revanin (dikush). E mori *rrëkeja (dike a diçka). Mori rrëpirën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, teposhtën) (dikush a diçka). Mori *rripën (dikush). E mori *rrjedha (dikë a diçka). Mori *rrokullimën (dikush a diçka). Mori *rrugë (udhë) (diçka). Mori *rrugët (udhët) (dikush). E mori *rryma. Të merr nën *sqetull (dikush). E ka marrë (e mban) nën *sqetull (dikë a diçka). Mori *stafetën (dikush) libr. Marr mbi *supe (diçka). T’i merr *sytë (dikush a diçka). E mora në *sy (diçka). Ma merr (ma ha) *syri (diçka). Ta merr prej *syrit (një mendim etj.) (dikush) Mori *sytë (e iku) (dikush). Mora (bëra) një *sy gjumë. S’merr *shat (dikush). E ka marrë në *shenjë (dikë a diçka). Mori *sheshin (diçka). Marr (mbaj) *shënim (për diçka) libr. Marr mbi *shpatulla (diçka). Marr shpirt (*zemër). Ia mori *shpirtin (dikujt). Mori një *shuplakë (një dackë) (dikush a diçka). Nuk e ka marrë (s’e ka) me *tapi (diçka). marrtë *tartakuti! mallk. Mori *tatëpjetën (të tatëpjetën, teposhtën, rrëpirën) (dikush a diçka). E morën me *teneqe (dikë). Mori teposhtën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, rrëpirën) (dikush a diçka). Mori *ters (diçka). E mori (për) *ters (diçka a dikë). Mori torbën (*trastën) (dikush). Mori *thellomën (dikush). Merr (zë) në *thua (dikush). Mora *thundrat. Mori udhë (*rrugë) (diçka). Mori udhët (*rrugët) (dikush). merr *vaji. E mori *vala. Merr *valë (diçka). E mori *vala (dikë). E mori me *valë (dikush). Mori vdekjen në *sy (dikush). E marr (e kap) për *veshi (dikë). Marr *vesh. E mori *veten (dikush). *Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush). Ia mori (ia dha, ia theri, i ra) *vrapit (dikush). Ia mori *zanatin (diçkaje). Marr *zemër. Më mori *zemrën (dikush). Mori *të zezën (dikush). E mora *zët (dikë a diçka). Mori *zjarr (diçka a dikush). Sa të marrësh një *zjarr. E mori *zvarrë (dikë).


Rezultate të ngjashme

MARRÁK,~E mb. I marrë, i çmendur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MARRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i marrë, i çmendur, djalë ose burrë marrak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MARRÁN,~E mb. 1. Që është i marrë a i çmendur, marrok.2. Që është i ngathët dhe i pazoti, qullash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRR/E,~JA f., bised. Turp. I vjen marre. Ka marre. Është marre ta bësh këtë gjë. E kanë për marre. E mbuloftë marrja! (mallk.). E bëri me marre e turpëroi, e koriti. I ka plasur d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MARRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Marrëzi. Më duket marri kjo që po bën. I hipi delli i marrisë. E ka një damar (dell) marrie ka prirje për marrëzi, është ca kokëkrisur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRRË (i, e) mb. 1. Që vuan nga çrregullime të rënda psikike; që ka luajtur nga mendtë, i çmendur; i shkalluar. Njeri i marrë. U bë si i marrë.2. Që vepron pa mend në kokë, që sill…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që vuan nga çrregullime të rënda psikike, i sëmurë psikik; i çmendur; i shkalluar. Ata janë edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRR/Ë,~AI (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që vuan nga çrregullime të rënda psikike, e sëmurë psikike; e çmendur; e shkalluar.2. Budallaqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRR/Ë,~AII (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Fitim. Nuk ka të marra.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁRRË,~T (të) as. Marrje. Të marrët frymë me zor. Të marrët nëpër gojë tjetrin. Të marrët me mend të një pune. Të marrët e këtij sakramenti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.