Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARKÚES,~E mb. 1. Që ka shenjë dalluese; që shenjon. Është një qytet markues për kombin.
2. sport. Që mbulon dikë tjetër në lojërat me top.
3. biol., mjek. Që shërben si marker biologjik ose mjekësor.
4. gjuh. Që tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull një mbaresë e zgjedhimit të foljeve.
MARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shenjë që shërben për të dalluar diçka, shënjues. Vunë markuesin.
2. biol., mjek. Marker. Një markues i ri për sëmundjet e zemrës. Markuesit tumoralë.
3. sport. Ai që mbulon dikë tjetër në lojërat me top. Një mbrojtës i kompletuar dhe markues i shkëlqyer.
4. gjuh. Element që tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull një mbaresë e lakimit të emrave. Markues i eptimit.
MARKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund ta markoj; që mund të markohet; kund. i pamarkueshëm. Përdor një aplikacion që është plotësisht i personalizueshëm dhe i markueshëm. Zgjedh një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë