Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARKSÍST,~E mb. 1. Që i përket marksizmit, që përmban e shpreh idetë e marksizmit. Material (libër) marksist. Doktrina (filozofia) marksiste. Teoria (estetika) marksiste. Qëndrim marksist.
2. Që është tipar i marksizmit; që ka të bëjë me marksizmin. Një mendim marksist.
3. Që beson, ndjek dhe zbaton idetë e marksizmit. Dijetar marksist. Luftëtar marksist.
4. Që përbëhet nga ithtarë të marksizmit. Delegacioni marksist. Grupe marksiste.
MARKSÍST-LENINÍST,~E mb. 1. Që i përket marksizëm-leninizmit, që përmban e shpreh idetë e marksizëm-leninizmit. Filozofi (teori, ide, parime) marksiste-leniniste. Qëndrim (botëkupt…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARKSÍST-LENINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që beson në idetë dhe parimet e marksizëm-leninizmit dhe që vepron sipas këtyre parimeve, ithtar i marksizëm-leninizmit. Marksist-leninist i …
Shfaq përkufizimin e plotë →MARKSÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që beson në idetë dhe parimet e marksizmit dhe që vepron sipas këtyre parimeve, ithtare e marksizmit. Marksistja e flaktë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARKSÍSTE-LENINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që beson në idetë dhe parimet e marksizëm-leninizmit dhe që vepron sipas këtyre parimeve, ithtare e marksizëm-leninizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARKSÍZ/ËM,~MI m. Filozofi sociale, politike dhe ekonomike e zhvilluar nga Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, e cila përfshin teorinë e vlerës së punës, materializmin dialektik, dik…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARKSÍZËM-LENINÍZ/ËM,~MI m. Teori dhe zbatim praktik i komunizmit të zhvilluara nga Vladimir Lenini duke u mbështetur në doktrinën e Marksit dhe Engelsit. Bazat e marksizëm-leniniz…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë