Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Tamarix dalmaticum) Shkurre ose pemë e vogël që arrin nga katër deri në pesëmbëdhjetë metër e lartë, me gjethe shumë të holla e të gjata, që rritet më mirë në toka ranore, por e toleron shumë edhe thatësirën e tokat e kripura. Shpesët kishin hipur në degët e marinave.
2. (lat. Vitex agnus castus) Dru i ulët me fletë në formë theksi, marenë, mërinë, marenëkuqe, konopicë. S’bën lundër marina (për dikë) nuk është i aftë për t’i dalë mbanë një pune.
♦ *Thëngjill marine keq.
MARÍN/Ë,~AII f. 1. Tërësia e mjeteve të lundrimit dhe e forcave detare të një shteti; flota detare. Marina tregtare. Marina e luftës. Oficer i marinës.
2. Forca të armatosura të stërvitura për kryer detyra ushtarake në det dhe në tokë, në mënyrë të veçantë Trupat e Marinës Amerikane (në SHBA) dhe të Marinës Mbretërore (në Mbretërinë e Bashkuar).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë