Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARGJINÁL,~E mb. 1. Që nuk përbën thelbin e diçkaje për nga rëndësia, skajor, joqenësor; kund. i qenësishëm, qenësor. Ka pozicion margjinal në organizatë.
2. tek. Që shkruhet ose printohet në anë të faqes së letrës (për shënimet).
3. ek. Që lidhet me sipërmarrje që nxjerrin mallra me çmime që zor se mbulojnë edhe koston e prodhimit; që është thuajse me koston e prodhimit (për një produkt, për çmimin e një produkti etj.). Produkt margjinal. Biznes margjinal. Kosto margjinale. Fermë margjinale fermë që siguron vetëm një shpërblim normal të faktorëve të prodhimit.
✱Sin.: skajor, i paqenësishëm, joqenësor.
MARGJINÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka jo thelbësore, diçka skajore. Ka lidhje margjinale në shoqëri.2. tek. Shënime të shkruara ose të printuara në anë të faqes së letrës.3. ek. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MARGJINALÍSHT ndajf. Në mënyrë margjinale. Prodhimi ekonomik ra margjinalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARGJINALIZÍM,~I m. Trajtimi si i parëndësishëm ose skajor (për dikë ose diçka); ulje shumë e madhe e rëndësisë së dikujt a diçkaje, shpënie në një nivel të parëndësishëm. Nisi rru…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MARGJINALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MARGJINALIZÓJ. Disa grupe minoritare vazhduan të margjinalizoheshin.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARGJINALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E trajtoj si të parëndësishëm dikë ose diçka (për një njeri, grup, koncept, fe etj.); e trajtoj si diçka periferike. E margjinalizon problemin …
Shfaq përkufizimin e plotë →MARGJINALIZÚAR (i, e) mb. Që është margjinalizur. Komunitete të margjinalizuara. Ndihen të dobët dhe të margjinalizuar si individë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARGJÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ledhore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë