Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Vitex agnus) Shkurre që rritet në toka të lagështa, me gjethe të holla, të tulta e përherë të gjelbra, me lule në ngjyrë të vjollcës në të bardhë që i varen si vile dhe me dru të rëndë që përdoret për zjarr. Lule marene. Nxeh furrën me dru marene. S’bëhet lundra me dru marene. (fj. u.) s’vlen për një punë të caktuar, s’bëhet bukë me krunde (për një njeri ose për diçka pa vlerë).
2. (lat. Tamarix parviflora) Bruka, marina.
MARENËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Myricaria germanica) Marenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë