Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Arbutus unedo) 1. Shkurre e viseve bregdetare, me gjethe përherë të gjelbra dhe me lule të bardha si zilka të mbledhura në vile që varen në majat e degëve, që bën kokrra të vogla, të rrumbullakëta, të kuqe si të dredhëzës, me shije të ëmbël në të athët. Mareja është ndër shkurret më të bukura të vjeshtës. Kaloi përmes një pylli maresh.
2. Kokrrat e kësaj shkurreje; koçimare. Mareja është një burim i mirë fibrash. Nga kokrrat e maresë mund të nxirret raki.
✱Sin.: koçimare, kuçumare, koçomare, gugushare, kukumaçe, kukumare, kuqmare, mara, marezë, marushe, mareshtë, mretë.
MÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shpellë.
MARÉNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj kremi i ëmbël që përgatitet duke rrahur të bardhët e vezëve derisa të ngurtësohen, të cilave u shtohet sheqer dhe lëng limoni; përdoret shpesh si…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Vitex agnus) Shkurre që rritet në toka të lagështa, me gjethe të holla, të tulta e përherë të gjelbra, me lule në ngjyrë të vjollcës në të b…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARENËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Myricaria germanica) Marenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAREOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Instrument që mat nivelin e ujit të detit gjatë baticave dhe zbaticave. Të dhënat nga mareografët e instaluar në vijën bregdetare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARESHÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. 1. Grada më e lartë në hierarkinë ushtarake. Gradat e mareshalit.2. Oficeri që mban këtë gradë (në disa ushtri që kanë grada). Mareshal i aviacioni…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pyll me mare, vend me mare. Vend me gërxhe e mareshta.2. Vend me shkurre të dendura ku mund të fshihesh, strehim i fshehtë; shkorret.✱Sin.: shkorret,…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kuvend pajtimi; pajtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë