Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARATONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Sportist që merr pjesë në garën e maratonës, vrapues i maratonës. Hap maratonisti. U nisën maratonistët.
MARATONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. Sportiste që merr pjesë në garën e maratonës, vrapuese e maratonës. Maratonistja kampione.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARATONÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me garën sportive të maratonës, i maratonës. Marsh maratonik.2. Që zgjat shumë kohë dhe kërkon shumë përpjekje. Ka përfunduar procesi maratonik he…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARATONOMÁK,~E mb. 1. Që lidhet me Maratonën, krahinë në Greqi, ose me maratonomakët, që është karakteristik për Maratonën ose për maratonomakët, i Maratonës ose i maratonomakëve; …
Shfaq përkufizimin e plotë →MARATONOMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Maratonës ose ai që e ka prejardhjen nga Maratona, një krahinë e Greqisë.2. Lajmëtar i fitores ndaj armikut. Rend, or maratonomak! M…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARATONOMÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Maratonës ose ajo që e ka prejardhjen nga Maratona, një krahinë në Greqi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARATÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. sport. Garë vrapimi e gjatë 42 kilometra e 195 metra. Kampionati kombëtar i maratonës. Gara e maratonës. Fitues i maratonës.2. Garë e distancave të g…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë