Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shpellë.
MARÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Arbutus unedo) 1. Shkurre e viseve bregdetare, me gjethe përherë të gjelbra dhe me lule të bardha si zilka të mbledhura në vile që varen në majat e degëve, që bën kokrra të vogla, të rrumbullakëta, të kuqe si të dredhëzës, me shije të ëmbël në të athët. Mareja është ndër shkurret më të bukura të vjeshtës. Kaloi përmes një pylli maresh.
2. Kokrrat e kësaj shkurreje; koçimare. Mareja është një burim i mirë fibrash. Nga kokrrat e maresë mund të nxirret raki.
✱Sin.: koçimare, kuçumare, koçomare, gugushare, kukumaçe, kukumare, kuqmare, mara, marezë, marushe, mareshtë, mretë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë