Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAQEDÓNAS,~E mb. Që lidhet me Maqedoninë e Veriut ose me maqedonasit, që është karakteristik për Maqedoninë e Veriut ose për maqedonasit, i Maqedonisë së Veriut ose i maqedonasve; që është krijuar nga maqedonasit. Populli maqedonas. Gjuha maqedonase. Valle (këngë) maqedonase. Pala maqedonase.
MAQEDÓNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Maqedonisë së Veriut ose ajo që e ka prejardhjen nga Maqedonia e Veriut; qytetare e Maqedonisë së Veriut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAQEDÓN,~E mb. Maqedonas. Shteti maqedon.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAQEDÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Maqedonas.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAQEDÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Maqedonase.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAQEDONÍSHT ndajf. Në gjuhën maqedonase. Di maqedonisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAQEDONÍSHT/E,~JA f. Gjuhë sllave që flitet në Maqedoni, gjuha maqedonase. E shkruaj dhe e shqiptoj diçka si në maqedonishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë