Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANOVRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund t’i kontrollosh lëvizjet e t’ia ndryshosh drejtim me lehtësi, që mund të përdoret a të vihet në punë me lehtësi (për makinat etj.). Makinë e manovrueshme. Anije e shpejtë dhe e manovrueshme.
2. Që mund të bësh me lehtësi manovra ushtarake, që mund të manovrosh lehtë (për trupat ushtarake, për njerëzit etj.). Një formacion i vogël i manovrueshëm. Shtab i manovrueshëm.
3. Që mund ta përdorësh a ta shfrytëzosh për të arritur përfitime nëpërmjet veprimeve të shkathëta e dinake. Fond i manovrueshëm. Njeri i manovrueshëm. Rrugë e manovrueshme. Struktura administrative të manovrueshme. Një mekanizëm i manovrueshëm.
MANOVRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur manovroj ose kur manovrohet. Manovrim i shpejtë. Manovrimi i trupave (i forcave) ushtarake.2. fig., kryes. sh. Veprime të shkathëta ose më…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MANOVR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MANOVRÓJ. Mban një makinë që manovrohet lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANOVR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. usht., jokal. Bëj manovra në fushën e betejës. Komandanti manovroi në zonat malore.2. hek., det., kal. Vë në lëvizje një tren a një anije dhe e nxjerr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANOVRÚES,~E mb. 1. Që shërben për të manovruar një mjet. Shkopinj manovrues për telefonat celularë.2. Që përdoret për manovra ushtarake. Tunel manovrues. Municion manovrues. Plumb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANOVRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që manovron një makinë a pajisje teknike. Manovruesi i vagonëve. Manovruesi i rimorkios.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANOVRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që manovron një makinë a pajisje teknike. Manovruesja e ekskavatorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANOVRUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i manovrueshëm, aftësia a mundësia për t’u manovruar nga dikush. Ruhet manovrueshmëria e makinës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë