Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANIPULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur manipuloj dikë a diçka ose kur manipulohem. E pengoi drejtësinë me manipulimin e provave. Manipulimi i opinionit publik. Manipulimi i duhanit. Manipulimi i plehrave organike. Ruajtja dhe manipulimi me gaze.
2. Përdorim i metodave dinake dhe të pasinqerta për të mashtruar dikë, zakonisht për t’i krijuar përparësi ose përfitime dikujt. Përdor gjithfarë manipulimesh. Po bëheshin manipulime të mëdha. Janë zbuluar manipulime në çmimet e arit.
MANIPULATÍV,~E mb. Manipulues. Një fushatë manipulative. Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty-këtu. Vuri në veprim të gjitha aftësitë e tij manipulative për t’ia …
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULATÓR,~E mb. Që manipulon dikë a diçka, manipulues. Njeri manipulator. Politikan manipulator. Robot manipulator.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që manipulon dikë a diçka, manipulues. Një manipulator i realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndikoj me dinakëri, me dredhi e zgjuarsi te dikush me qëllim që të marr rezultatin që dua, e kontrolloj dikë a diçka me shumë mjeshtëri dhe në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚAR (i, e) mb. Që është manipuluar. Dëshmitarë të manipuluar. Dokument i manipuluar. Shifra të manipuluara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është manipuluar. Vendin po e shkatërrojnë të shiturit dhe të manipuluarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është manipuluar. Ajo vajzë është një ndër mijëra të manipuluarat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚAR,~IT (të) as. Manipulim. Përdor taktika të ndryshme të të manipuluarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚES,~E mb. 1. Që manipulon dikë a diçka tjetër. Mbajti një fjalim manipulues.2. Që ka në karakter prirjen dhe aftësinë për të manipuluar dikë a diçka tjetër. Njerëzit manipu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIPULÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka në karakter prirjen dhe aftësinë për të manipuluar të tjerët. Manipuluesit përfitojnë nga gjendja shpirtërore e tjetrit.2. Ai që manipulon d…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë