Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANIFÉST,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Deklaratë publike, përgjithësisht e shprehur në formën e një vepre letrare ose të një letre të hapur, që përcakton e parashtron parimet dhe objektivat e një lëvizjeje a rryme politike, fetare ose artistike dhe të atyre që vendosin t’i bashkohen. Manifest letrar. Shkruaj një manifest. Shpall manifestin e tij. Botoi një manifest. Parimet e estetikës nuk nxirren vetëm nga manifestet poetike.
2. vjet. Deklaratë me shkrim që kryetari i shtetit, qeveria ose një organ i lartë shtetëror i bën popullit me rastin e një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme.
MANIFESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shprehje e një ndjenje, ideje, mendimi a pikëpamjeje; shfaqje, demonstrim. Manifestimi i dëshirave. Një manifestim i ndjenjës së vëllazërisë. Tubime…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MANIFEST/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet e qartë, shprehet, shfaqet, demonstrohet. Shqetësimet u manifestuan në mënyrë të qartë. Vlerat artistike të përrallë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIFEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpreh një ndjenjë, ide, mendim a pikëpamje; shfaq, demonstroj. Pyetja e saj manifestoi njëherazi edhe pasigurinë e saj. Këto veti i kishte man…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIFESTÚAR,~IT (të) as. Manifestim. Rëndësia që ka të manifestuarit e kësaj ndjenje.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIFESTÚES,~E mb. Që manifeston diçka. Grupi manifestues. Shenja manifestuese të migrenës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIFESTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shprehës i një ndjenje, ideje, mendimi a pikëpamjeje; demonstrues. Manifestuesit e së mirës (së keqes, virtyteve, veseve).2. Provë e sigurt a tregue…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANIFESTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në një manifestim. Manifestueset u mblodhën para universitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë