Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANASTÍR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bashkësi njerëzish të lidhur me betime për një jetë fetare të shenjtë, të cilët jetojnë në izolim e në ndërtesa të veçanta për murgjit dhe ndërtesa të veçanta për murgeshat; kuvend. Kryetar manastiri i murgjve ortodoksë. Igumeni i manastirit u rrëfeu një ndodhi.
2. Ndërtesa a grupi i ndërtesave ku banojnë një bashkësi murgjish a murgeshash të ndarë nga njëri-tjetri (veç murgjit dhe veç murgeshat). Një nga manastiret më të mëdhenj të kohës. Iu afruan manastirit. Fëmijëri e kaluar në manastir. U mbyll në manastir si murg (si murgeshë).
♦ Manastir pa hair iron. njeri shumë dorështrënguar, njeri nga i cili nuk merr dot gjë a të cilit nuk i nxjerr asgjë; shtëpi jomikpritëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë