Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Qengj i butë mashkull që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin, ogiç. Kulloste manarët. E bëri manar. I vete pas si manar.
2. Filiz ahu që lihet për ripërtëritjen e pyllit. Manarët e pyllit të dendur mos i prek.
3. fig., edhe përk. Fëmijë i urtë e i përkëdhelur që nuk u ndahet prindërve. Manari i babit!
MANÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qengj i butë femër që ndjek nga pas të zotin. Luante me manaren. Është e urtë (e butë) si manare. I vete pas si manare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANARÍS vep., ~A, ~UR kal. Përkëdhel.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Shkak pa vlerë, arsye e kotë. Kërkon mana për t’u zënë.2. Kuptim, domethënie. Çfarë manaje ka kjo fjalë? Gjen mana për trahana kërkon shkak më kot.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁ pj., krahin. Me të vërtetë, të thuash të drejtën, për besë. Mana po (jo). Mana, të paktë i ka shokët. Mana, e di shumë mirë. Mana, s’është ashtu.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁG/ËL,~LA f. Merak. Iu bë managël ajo punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANAHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. Trikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁK,~E mb. 1. Që i mbahet goja, i belbër.2. si em. Njeri i belbër.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Verore. Ditën e verës lidhi në dorë një manak me ngjyra.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANAKÚQ,~I m., bot. 1. (lat. Vitis Vinifera) Lloj rrushi, me ngjyrë të kuqërreme, me aciditet mesatar dhe nivele të ulëta alkooli, që rritet kryesisht në vreshtat e vendeve të Gadi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MANÁL/E,~JA f. Veshjeje si fustan, me ngjyrë të gjelbër dhe e qëndisur me të kuqe në kraharor e në krahë, që e mbanin fëmijët ditën e meshës. U vesh me manale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë