Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MALTÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Maltën, me popullin, me gjuhën ose me kulturën e saj; që është karakteristik për Maltën ose për maltezët, i Maltës ose i maltezëve; që është krijuar nga maltezët. Populli maltez.
2. Që i takon një race dhish me gjinj të mëdhenj që japin shumë qumësht dhe e kanë origjinën nga Malta. Mbante dy dhi malteze.
MALTÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Maltës ose ajo që e ka prejardhjen nga Malta; qytetare e Maltës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë