Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MALÓR,~E mb. 1. Që është mal; që ka male; që ndodhet në mal e që kalon nëpër male; i malit ose i maleve; kund. fushor. Krahinë (tokë, zonë, vise, pyje) malore. Vend (fshat, katund) malor. Fermë malore. Rrugë malore rrugë në mal, e përpjetë e me shumë kthesa. Rreth (qytet, fshat) malor. Luginë (lëndinë, kullotë) malore. Klimë malore. Burime malore.
2. Që është karakteristik për banorët që jetojnë në këto zona, që lidhet me jetën e njerëzve në këto vise. Ai shihte një anë jete prej botës së tij malore. Prej mureve të çjerra shpërthente varfëria malore.
3. Që rron, rritet ose bëhet në male (për bimët ose kafshët); guracak. Bimë malore. Drurët malorë. Thëllëzë malore.
4. usht. Që është i përshtatshëm për krahinat malore, që vepron në male, i malit. Artileri malore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë