Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MALLKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mallkon dikë ose diçka, ajo që flet me mallkime. Sharësja dhe mallkuesja e lagjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mallkuar. Mort i mallkueshëm. Vendim i mallkueshëm. Natë e mallkueshme. Armë të mallkueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚESHËM ndajf. 1. Duke sjellë mallkim, në mënyrë të mallkuar. Dora i ngriu mallkueshëm. Fshihet mallkueshëm. Trarët u rrotulluan mallkueshëm.2. Duke përdorur mallkime, me mallk…
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚAR (i, e) mb. 1. Që është mallkuar, që ka marrë mallkimin; që është për t’u mallkuar; kund. i bekuar. Shtëpi e mallkuar. Fshat (burim, pyll) i mallkuar. Plumb i mallkuar. Luf…
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚAR pasth. Fjalë që thuhet me dëshirën që dikujt a diçkaje t’i ndodhë një e keqe e madhe, fatkeqësi a mjerim; kund. bekuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚAR,~I (i)I m., euf. Djalli, shejtani.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚAR,~I (i)II m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është mallkuar, ai që ka marrë një mallkim. Lëre, të mallkuarin! Ikni, mor të mallkuar! Ma punuan të mallkuarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALLKÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është mallkuar, ajo që ka marrë një mallkim. - Ç’e do, të mallkuarën!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë