Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit (i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Mori malet iku në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! (ur.) U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. (fj. u.). Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë?. (fj. u.). Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë. (fj. u.). Goja tret edhe malet. (fj. u.) sado i pasur që të jesh, po u dhe në mënyrë të shfrenuar pas të ngrënave e pas të pirave, mund të mbetesh pa gjë fare. Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr. (fj. u.). U mbars mali e polli një mi. (fj. u.) përdoret kur thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por në të vërtetë bëhet pak punë.
2. bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë. Zbriti nga mali në qytet.
3. vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës. Nga një burrë për mal.
4. krahin. Pyll. Mal i dendur.
5. fig., bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
6. bot. Pjesë e dytë e emërtimeve të disa lloj bimëve: Çaj mali. Rrush mali. Bukë mali.
7. si ndajf. Shumë. Mal i fortë.
✱Sin.: malësi, pyll.
♦ *Arushë mali përk. U bëra mal me fletë shih m’u bë zemra mal. T’u bëftë mali *fushë! ur. M’u bë zemra mal u gëzova pa masë, u mbusha plot me gëzim; u kënaqa shumë; m’u bë zemra kala; m’u rrit zemra; më gufoi zemra; u bëra edhe një herë aq (kaq). I bën malet *fushë (dikush). Ma bëri zemrën mal (bjeshkë) (dikush) më gëzoi shumë, më mbushi plot me gëzim; më kënaqi pa masë. I bie malit me kokë (me krye) (dikush) ia hyn diçkaje të pamundur, që ka një pengesë, që nuk mund të kapërcehet kurrsesi; i futet diçkaje verbërisht, ia hyn pa menduar diçkaje shumë të vështirë; i bie murit me kokë (me krye). Çaj malet jam shumë i fuqishëm, kam guxim e bëj punë shumë të vështira a të pamundura. Del *kodër mbi mal (dikush). I duken malet *fushë (dikujt). I duken malet *shesh (dikujt). *Erë mali. Ha edhe malin me dhëmbë (dikush) shih ha (bren) hekurin (çelikun) (me dhëmbë) (dikush). Të hedh mal më mal (dikush) shih të hedh kodër më kodër (dikush). I dha malin (dikujt) e detyroi të arratiset; e bëri të ikë pa e ditur se ku, e përzuri. Të paçim sa malet! urim. paç jetë të gjatë! Kërkon *peshk në mal (dikush). *Lepuri në mal e kusia në zjarr tall. Mal me borë njeri i fortë e i pavdekshëm; njeri që rron shumë e me shëndet të plotë. Marrsh malet! mallk. u çmendsh! Mori malet (dikush). 1. Iku shumë larg e për një kohë të gjatë a për t’u fshehur; u arratis; mori malin në sy; mori fushat; mori arratinë. 2. U çmend, s’e kontrollon më veten, shkalloi; ka luajtur nga mendja. Mori malin në sy (dikush) shih mori malet1 (dikush). U mbars mali e polli një mi iron. shumë u fol e shumë zhurmë u bë për diçka, por nuk doli ashtu; u fry shumë, por dha pak. Më ndan një mal (i tërë) (nga dikush) shih më ndan një det (i tërë) (nga dikush). Njëri *shpatit e tjetri malit. E pret malin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush) shih e pret lisin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). Shemb (përmbys) malet (dikush). 1. Është shumë i fuqishëm, bën punë të rënda; ia del në krye çdo pune, nuk ka pengesë që ta ndalojë. 2. Bën njërën për të arritur diçka, ankohet, çirret e ndërhyn kudo për t’ia arritur qëllimit të tij. Sheh prapa malit (dikush) shih sheh përtej bjeshke (dikush). E shikon malin nga *poshtë (dikush) iron. *Thëllëzë e malit (thëllëzë mali) poet.
MÁLAR,~E mb. Malësor, malësiak.✱Sin.: malësor, malsiak, malësias, malatak, malanjor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁLAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Malësor, malësiak.✱Sin.: malësor, malsiak, malësias, malatak, malanjor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përk. Mace.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALL,~II m. Dhembje e thellë shpirtërore e trishtim që ndjejmë për dikë a për diçka që ndodhet larg nesh; dëshirë e fortë për t’u kthyer përsëri në një vend që s’e harrojmë kurrë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →MALL,~III m. sh. ~RA, ~RAT 1. ek. Produkt i punës që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t’u këmbyer ose për t’u shitur; send i prodhuar për t’u shitur. Mall i mirë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MALL,~IIII m., euf. Drogë. Përdor mall. E kapi policia me mall.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALL ndajf. 1. Njëfarësoj, çka. - Si ia çon me të? - Mall.2. Mjaft, boll, edhe me kaq mirë. Mall që përfundoi me kaq.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALM,~I m., gjeol. 1. Gur gëlqeror i butë, me ngjyrë gri, që shkërmoqet lehtë.2. Shtresë toke e formuar nga ky gur gëlqeror.
Shfaq përkufizimin e plotë →MALT,~I m. Kokrra drithi, zakonisht të elbit, që mbijnë duke qenë të zhytura në ujë dhe që përdoren kryesisht në prodhimin e birrës, të uiskit, të distilimit etj. Malti i orizit ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Majë; majë kodre.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë