Fjalori
MAKTH

MAKTH,~II m., bot. 1. (lat. Melilotus officinalis) Lloj bari i ngjashëm me trëndelinën, që rritet zakonishtarambjella me grurë dhe bën luleverdha a të bardha e me erë si të mjaltit.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për varietetendryshmekësaj bime: Makthi i egër (lat. Hypericum perforatum) lloj i makthit që i ka gjethet vezake plot pikëzasipërfaqe, të cilat, kur i shehdritë, duken si vrima; lulebasani, lulja e balsamit.

MAKTH

MAKTH,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Këlysh lepuri; lepurush.

MAKTH

MAKTH,~IIV m. sh. ~E, ~ET 1. Ëndërrngjall ndjenja frike, tmerri dhe shqetësimifortë; ankth i madh. Nuk ishte gjumë, por makth i vërtetë. Ishtegjendje makthi.
2. Shqetësim i madh që të pushton plotësisht, ankth i madh. E zuri makthi. U çlirua nga ai makth.
3. Ngjarje e tmerrshme ose përvojë shumë shqetësuese. As makthet më të çmeritura të së kaluarës nuk mundbarazohen me historinë e këtij shekulli. Një regjim që u kthyemakth.
4. mit., folk. Figurë e përrallave populloremendohet si njerivjen natën e të zë frymën, por, po ta kapësh, mund të të japë çdo gjë që i kërkon në atë çast; të rëndët e dheut. Natën trokisnin makthet. Hijetdhomë ecnin si makthet.
Sin.: frikë, tmerr, ankth, angështi, vrevë, llahtari.


Rezultate të ngjashme

►MAKTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER vetv. Makthohem. Miliona banorë janë makthyer nga lajmi i tërmetit të madh që pritet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Makthoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTHÍM,~I m. Gjendja kur më kap makthi a kur mbushem me makth. Një makthim cinik turbullonte në mënyrë joshëse mendjet e tyre. Ky është makthimi më i madh për atë grup njerëzish.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTHNDJÉLLËS,~E mb. Që ndjell makth, që sjell makth. Hapësirë makthndjellëse. Utopi makthndjellëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MAKTH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Më kap makthi; jam në makth. Makthohet kur i vijnë shumë miq njëherësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj ta kapë makthi; e mbush me makth. E ka makthuar marrëdhënien lexues-libër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTHÓR,~E mb. Që është plot me makth, i makthshëm. Ajo çështje paraqitej si një paradoks makthor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁKTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të shkakton makth, i mbushur me makth. Udhëtimi kishte qenë i makthshëm për të. Prag dimri më i makthshëm rrallë kishte qëlluar në këtë vend.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTHÚAR (i, e) mb. Që e ka pushtuar makthi, që është mbushur me makth. Ishte nënë e makthuar, ndiente ankth për gjithçka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAKTHÝER (i, e) mb. Që është makthyer, i makthuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.