Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAKSIMÚMI ndajf. Të shumtën, shumë-shumë; jo më shumë se (me fjalë që shënojnë sasi); kund. minimumi. Ka punuar maksimumi dy vjet. Maksimumi për tri ditë jam aty. Keni maksimumi edhe dy minuta kohë. Maksimumi, të lihet një afat dymujor. Zgjedhjet do të bëhen maksimumi deri në prill. Masa e gjobës është maksimumi 500 apo 1000 lekë.
MAKSIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë e mundshme, niveli më i madh a caku më i lartë që mund të arrihet; gjithçka që është e mundshme; kund. minimum. Sa është maksimumi që mund të paguash për këtë shtëpi? Njihet maksimumi i shpejtësisë që arrin avioni. Dha maksimumin e tij në provim. Kaq është maksimumi i mundësive tona si komunë. E shiti me maksimumin e shiti me çmimin më të lartë. Maksimum biologjik (biol.) caku më i lartë i temperaturës, në të cilin bëhen të mundura proceset jetësore të një organizmi dhe sipër këtij kufiri nuk vazhdojnë më.
2. drejt. Dënimi më i madh; kund. minimum. U dënua me maksimumin. I dhanë maksimumin.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të lartë; kund. minimum. Maksimumet subtropikale.
MAKSIMÁL,~E mb. Që arrin nivelin më të mirë ose më të lartë të mundshëm, që është më i miri ndër të gjithë, më i madhi ndër të tjerë, i lartë sa më s’bëhet; kund. minimal. Uji në l…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMÁL/E,~JA f. Niveli më i mirë ose më i lartë i mundshëm, më i miri ose më i madhi ndër të gjithë, caku më i lartë i diçkaje, kufiri më i sipërm; kund. minimale. Maksimalja e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍSHT ndajf. Në nivel maksimal. U vlerësua maksimalisht. U dënua maksimalisht. Rriten taksat maksimalisht. Pranohen maksimalisht pesë vetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍST,~E mb. 1. Që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik. Mandati i dytë nuk është dhe aq maksimalist si objektiv. Mbro…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik. Ai nuk është maksimalist.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍSTE,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALIZÍM,~I m. Arritje e nivelit maksimal. Maksimalizimi i fuqisë së shtetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MAKSIMALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MAKSIMALIZÓJ. Maksimalizohet prodhimi. Maksimalizohen kërkesat për cilësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E çoj në nivel maksimal, e ngre në shkallën më të lartë të mundshme. Shtetet maksimalizojnë fuqinë e tyre. Maksimalizoj rritjen ekonomike.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALIZÚES,~E mb. 1. Që e bën të arrijë nivelin maksimal, më i miri i mundshëm, më i larti ndër të gjithë. Ndjek parimin maksimaliues në konceptimin e hapësirës. Slogan me synim…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍZ/ËM,~MI m. Zhanër unik i artit që bazohet në përdorimin e elementeve të shumta dekorative, të ngjyrave të ndezura e të gjalla, detajeve komplekse dhe teksturave të ndrysh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMIZÍM,~I m. Maksimalizim. Maksimizimi i kohës dhe i kursimit të energjisë. Maksimizimi i interesave kombëtare. Maksimizim fitimi (ek.) procesi me anë të të cilit një firmë ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë e mundshme, niveli më i madh a caku më i lartë që mund të arrihet; gjithçka që është e mundshme; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Formulim i përmbledhur i një parimi themelor, i një të vërtete të përgjithshme ose i një rregulli të sjelljes. Kjo ishte maksimë e të gjithëve. Kujtoi ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë