Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAKSIMÁL,~E mb. Që arrin nivelin më të mirë ose më të lartë të mundshëm, që është më i miri ndër të gjithë, më i madhi ndër të tjerë, i lartë sa më s’bëhet; kund. minimal. Uji në liqen arriti nivelin maksimal. Lartësia maksimale që mund të arrijë ndërtesa. Regjistrohen temperaturat maksimale të verës. Çmimi maksimal i mallrave. Shpejtësia (fuqia) maksimale e makinës. Bëri përpjekje maksimale për të fituar.
MAKSIMÁL/E,~JA f. Niveli më i mirë ose më i lartë i mundshëm, më i miri ose më i madhi ndër të gjithë, caku më i lartë i diçkaje, kufiri më i sipërm; kund. minimale. Maksimalja e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍSHT ndajf. Në nivel maksimal. U vlerësua maksimalisht. U dënua maksimalisht. Rriten taksat maksimalisht. Pranohen maksimalisht pesë vetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍST,~E mb. 1. Që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik. Mandati i dytë nuk është dhe aq maksimalist si objektiv. Mbro…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik. Ai nuk është maksimalist.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALÍSTE,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbron pikëpamje ekstremiste ose veprime radikale për të siguruar një qëllim social a politik.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMALIZÍM,~I m. Arritje e nivelit maksimal. Maksimalizimi i fuqisë së shtetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMIZÍM,~I m. Maksimalizim. Maksimizimi i kohës dhe i kursimit të energjisë. Maksimizimi i interesave kombëtare. Maksimizim fitimi (ek.) procesi me anë të të cilit një firmë ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë e mundshme, niveli më i madh a caku më i lartë që mund të arrihet; gjithçka që është e mundshme; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSIMÚMI ndajf. Të shumtën, shumë-shumë; jo më shumë se (me fjalë që shënojnë sasi); kund. minimumi. Ka punuar maksimumi dy vjet. Maksimumi për tri ditë jam aty. Keni maksimumi ed…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKSÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Formulim i përmbledhur i një parimi themelor, i një të vërtete të përgjithshme ose i një rregulli të sjelljes. Kjo ishte maksimë e të gjithëve. Kujtoi ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë