Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAKIJÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kozmetika (buzëkuq, pudër, laps për vetullat etj.) që aplikohet në fytyrë për ta përmirësuar ose për ta ndryshuar pamjen e saj. Gruaja kishte bërë makijazh në fytyrë. Përdor (vë, bëj) makijazh.
2. Tërësia e mjeteve të ndryshme (kremi, lapsat me ngjyra, mustaqet, mjekra etj.), që përdoren nga aktori për të ndryshuar pamjen e tij në përshtatje me rolin që luan; grim. Gjeti makijazhin e duhur. Fshin (heq) makijazhin.
3. Mjeshtëria e përdorimit të mjeteve të ndryshme kozmetike për të ndryshuar fytyrën e pamjen e dikujt; grim. Mëson për makijazh. Merret me makijazh.
MAKIJAZHÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka si profesion mjeshtërinë e bërjes së makijazhit; grimues. Është makijazhist me përvojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKIJAZHÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka si profesion mjeshtërinë e bërjes së makijazhit; grimuese. Punon si makijazhiste në televizion.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë