Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAKARÓNA,~T f. vet. sh. 1. Prodhim ushqimor prej brumi të tharë në forma dhe madhësi të ndryshme (në trajtë gypash të hollë, rripash të ngushtë, tubash të shkurtër, yjesh etj.). Makarona me miell integral. Fabrikë makaronash. Makarona artizanale.
2. Gatesë e përgatitur me këtë lloj prodhimi ushqimor. Makarona të gjata (të holla, elbje, rryla). Gatuaj makarona me salcë (me kima, me gjalpë, me djathë, me mish). Porosit një pjatë makarona. Ha një supë me makarona. Kulloj makaronat.
MAKARONÍK,~E mb. 1. Që është pajisur në mënyrë qesharake me fjalë të huaja (për vargjet e poezisë).2. Që është mbushur në mënyrë qesharake me fjalë të huaja (për gjuhën e folur ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë