Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAKÁR pj., bised. 1. Përdoret për të shprehur miratim, lejim a pranim, por pa dëshirë (me folje në mënyrën lidhore). Makar le të jetë (le të bëhet) edhe kështu! Makar le të vijë edhe ai.
2. Përdoret për të shprehur dëshirë; të paktën, së paku; qoftë edhe... (me folje në mënyrën lidhore). Makar të binte një shi. Makar të me jepte gjysmat. Makar nesër, por ta sjellë. E shijoj çdo gjë që ha, makar bukë e djathë.
MAKARÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. tek. Mekanizëm i thjeshtë, që shërben për të ngritur pesha të rënda dhe që përbëhet prej një rrote të vogël me ulluk, nëpër të cilin kalon një zinxhir, …
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKARÓNA,~T f. vet. sh. 1. Prodhim ushqimor prej brumi të tharë në forma dhe madhësi të ndryshme (në trajtë gypash të hollë, rripash të ngushtë, tubash të shkurtër, yjesh etj.). Ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKARONÍK,~E mb. 1. Që është pajisur në mënyrë qesharake me fjalë të huaja (për vargjet e poezisë).2. Që është mbushur në mënyrë qesharake me fjalë të huaja (për gjuhën e folur ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKABRITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Të qenët makabër; veprim ose ngjarje makabre. Kanë mbërritur sot disa video që tregojnë makabritetin e asaj lufte.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKÁB/ËR,~RE mb. 1. Që lidhet me vdekjen ose që shkakton vdekje, i kobshëm. Zbatuesit e planit makabër. Avion makabër. Dyluftim makabër. Ekzekutime makabre. Krime makabre. I riu hu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKÁKO,~JA f. sh. ~, ~T Lloj majmuni me bisht të shkurtër ose pa bisht, që banon në rajonet pyjore ose shkëmbore të Azisë dhe Afrikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKALÚSH,~E mb. 1. Budalla, i metë. Plak makalush.2. Sylesh, naiv. Njeri makalush.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKALÚSH,~I m. sh. ~A, ~AT Budalla, i metë; sylesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKALÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Budallaqe, e metë; syleshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAKÁZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Akacie.2. Tra i hollë mbi të cilin mbështeten qeprat kur ndërtohet çatia. Shkoi pak më tutje për të prerë ca makaze. Bëri kujdes të mos pengohej …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë