Fjalori
MAJMJE

MÁJMJ/E,~A f. Veprimi ose gjendja kur majm ose kur majmem. Viça për majmje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MAJM
MAJM

MAJM vep., ~A, ~UR kal. 1. E ushqej mirë që të shtojë mish e të vërë dhjamë (zakonisht një kafshë a një shpend), e ngjall, e shëndosh shumë. E kishte majmur shumë maçokun. Majm derrat. Mbaj kafshë shtëpiake dhe shpendë (pula, pata, rosa) për t’i majmur. E majmën gjënë e gjallë me drithë.
2. E bëjpjellore tokën, duke i hedhur pleh etj., e shëndosh.
3. fig., bised., keq. E pasuroj dikë duke i dhënë mall e para ose duke i krijuar mundësi që të fitojë shumamëdha, e pasuroj shumë. E majmi me para (me të mira). Lufta i majm kapitalistët.
Sin.: dhjam, dhjamos, ngjall, shëndosh, pasuroj.
E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.