Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e sipërme dhe më e lartë që vjen duke u holluar; thumb. Maja e shpatës (e thikës, e bajonetës, e gjilpërës, e turjelës). Maja e gozhdës. Maja e shkopit. Majë pene pjesa e metaltë e penës për të shkruar. E bëj me majë diçka e mpreh. I bëj majën lapsit e mpreh që të shkruajë.
2. Pjesa e fundit e diçkaje që vjen e zgjatur dhe më e hollë a më e ngushtë; skaji i fundit të diçkaje. Maja e gishtit. Maja e hundës. Maja e gjuhës. Këpucë me maja. Gur me majë. Eci në majë të gishtërinjve.
3. Pjesa më e lartë e një mali, e një druri, e një trupi etj., që vjen më e ngushtë nga pjesa tjetër; pjesa e sipërme e diçkaje. Hipi në majë të malit. Rri në majë të shkëmbit. Mbjell vreshtin në majë të kodrës. Shoh nga maja e kullës (e çatisë). Hipi (u ngjit) në majë të pemës. Maja e kësulës. Nga maja e shkallës vërej bulevardin. Maja e kokës çaçka e kokës. Pa hipur në majë nuk mund të shohësh luginën. (fj. u.).
4. fig., bised. Pika më e mirë ose në niveli më i lartë që arrin diçka, kulmi. Drejt majave më të larta të diturisë. Këto poezi përbëjnë majën më të lartë të artit të tij.
5. fig. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; ajkë. Maja e miellit. Maja e djalërisë.
✱Sin.: thumb, cep, çukë, majoke, majole, majuc, cikol, xip, xipë, kreshtë, puç, shtang, skape, çupejkë, krecë, çyçë, kulm, paskajë, paskaq, paskraq, ajkë.
♦ Bën majë (diçka). 1. Nis të mbijë, sapo ka shpërthyer e po del në sipërfaqe. 2. Sapo fillon të duket së largu; shfaqet a duket tutje. 3. Duket sheshit, shfaqet haptazi. Ia bëj me majë (dikujt) e nderoj, e pres me gjithë të mirat; i bëj hatrin; kund. nuk e vë në shpatull të pulës (dikë). E bëj majë e krye (dikë) e çmoj shumë, ia vlerësoj lart meritat e cilësitë; e lavdëroj; e ngre lart. Më ra maja e gjuhës përdhe u lodha shumë së foluri për të njëjtën gjë; më vajti goja prapa qafës; më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. Ma pruri (ma solli) (shpirtin) në majë të hundës (dikush) më mërziti shumë, sa s’e duroj dot; më inatosi aq shumë sa nuk e përmbaj dot veten; më plasi shpirtin; më plasi buzën; m’u bë gur në opingë. *Breshri e rreh e hunda me majë iron. I doli *huri në majë të kokës (dikujt). Më ka dalë në majë të flokëve (diçka a dikush) më ka mërzitur shumë, s’e duroj dot, nuk e përmbaj dot veten; më plasi buza (me dikë a me diçka); ma solli në majë të hundës; ta pjek peshkun në buzë (dikush); ma poqi buzën (dikush); jam mbushur deri në fyt (me dikë a me diçka). I fërkon majat e gjilpërave (dikush) shih i hedh benzinë (vajgur) zjarrit (hedh benzinë në zjarr) (dikush). (Flet) si *e ëma e Zeqos në majë të thanës (dikush) bised. Fle në majë të dëllinjës (dikush) fle dosido, nuk ka kërkesa, e zë gjumi edhe pa rehati; bën si të ndodhet a si të vijë puna, bën si bën në çdo rrethanë a në çfarëdo kushtesh. *Fund e majë (e krye). Në *fund e në majë (e në krye). *Gjel (këndes, kaposh) në majë të plehut. *Gjilpërë pa majë. Të hedh e të pret në majë të gishtit (dikush) është shumë i shkathët dhe i fortë; duron shumë a qëndron pa u mposhtur, është më i zoti; s’do t’ia dijë, nuk ke ç’i bën; t’i ha arrat; e tredh dashin; t’i shkosh nën krah (dikujt); kund. s’ka këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka). Më ka hipur në majë të kokës (dikush a diçka) më ka mërzitur e më rëndon shumë, mezi po e duroj, nuk e duroj dot më; nuk më përfill fare. (Është) me dy *fara në majë (dikush) mospërf. (Janë) si *gjilpërat majë më majë. Jam në majë të gjembit jam shumë i shqetësuar e në merak të madh për diçka, s’jam i qetë fare deri sa ta zgjidh; jam mbi gjemba. Është në majë të kalit (dikush) shih është (flet) kaluar (dikush). Jam majë më majë (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, zihem e grihem orë e çast, jam në grindje të vazhdueshme me të; i kemi marrëdhëniet shumë të acaruara e nuk i bëjmë lëshime njëri-tjetrit; e kundërshtoj haptas e me guxim; (jemi) si gjilpërat majë më majë; shkoj majë më majë (majë e brisk. (Është, bie) shtatë *hostenë e një në majë (me dikë). (Është) tri në *degë e dy në majë (dikush) iron. (S’të jep) një majë gjilpëre (dikush) nuk të jep asgjësend, është shumë dorështrënguar; s’të jep asnjë thërrime. E ka arsyen në majë të shpatës (dikush) keq. nuk vepron me urtësi e drejtësi, i zgjidh çështjet si do vetë, sepse hiqet si më i fortë se të tjerët; është sherrxhi i madh, grindet e zihet me të tjerë për hiçmosgjë, është i gatshëm të bëjë sherr në çdo rast; e kërkon sherrin me qiri; tërheq buallin për bishti. I kanë (i kanë vënë, i shpunë, i ngritën) gjilpërat majë më majë shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, janë shumë të acaruar, zihen e grihen dhe nuk pajtohen, nuk i bëjnë asnjë lëshim e nuk i hapin rrugë njëri-tjetrit; shkojnë majë më majë (majë e brisk); (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shkojnë gjak e lak. S’ke ku të futësh majën e gjilpërës (diku) shih s’ke ku të hedhësh mollën (diku). E ka hundën në majë të çatisë (dikush) përb. shih e mban hundën në qiell (dikush). I ka (lotët) në majë të syrit (dikush). 1. Qan lehtë, është gati të qajë edhe për gjënë më të vogël. 2. Është shumë i ndjeshëm, preket shpejt; është zemërbutë. 3. Ankohet shumë, qahet për hiçmosgjë; është qaraman. E ka në majë të gjuhës. 1. (dikush). Ta jep përgjigjen menjëherë, ta kthen përgjigjen në çdo rast, aty për aty; është i shkathët nga goja; e ka te buza. 2. (diçka). E përsërit shpesh diçka; s’e ka zor ta thotë a ta kërkojë diçka. 3. v. I. Jam gati ta them diçka, por s’e them dot në këtë çast; e di mirë, por s’më vjen ndërmend tani, nuk më kujtohet aty për aty a nuk më del nga goja; e kam në gojë; më erdhi në dhëmbë. E ka në majë të thoit (diçka) e bën pa vështirësi diçka, e ka fare të lehtë; e përballon pa u munduar fare; e zotëron mirë (një punë, një mjeshtëri); nuk e ka për gjë; e ka bukë e djathë; e ka një kafshatë bukë; e ka gjethe; s’e ka për gajle. E ka mendjen në majë të kësulës (të qeleshes) (dikush). 1. Është mendjelehtë, nuk mendon e nuk gjykon thellë; i ka mendtë në majë të thanës. 2. Mendon gjithnjë për të njëjtën gjë; i rri (i rreh) mendja në një vend (dikujt). I ka mendtë në majë të thanës (dikush) është shumë mendjelehtë e i papjekur; e ka mendjen në majë të kësulës (të qeleshes); nuk i ka mendtë në kokë. Ka tri *qime në majë (dikush) përçm. Ka tri *thërrime në majë (dikush) mospërf. E luan (e sjell) në majë të gishtit (të gishtave) (dikë) e sorollat a e tall si do vetë; ia hedh, ia punon; e vë në lojë; e luan në tel; e luan në litar. Maja e ajsbergut libr. pjesa e dukshme, më e vogël, e diçkaje të keqe a të rrezikshme, pas së cilës fshihet gjithë e keqja. Majë e brisk me inat e i zemëruar, duke e kundërshtuar në çdo çast, pa u frikësuar prej dikujt; dhëmbë për dhëmbë; brisk më brisk. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve në të gjithë trupin, krejt; i tëri; tërësisht. Në majë të gishtave shumë mirë, duke e njohur plotësisht, duke e ditur ujë; përmendsh. Majë më majëI mbushur plot, sa nuk nxë më (për një enë etj.); buzë më buzë. Majë më majëII duke ia kthyer fjalën dikujt në çast, duke iu përgjigjur aty për aty; flakë për flakë. Majë mielli diçka shumë e mirë ose e zgjedhur. Maja e piramidës libr. grup njerëzish në krye të shtetit, të një partie etj., drejtuesit më të lartë, udhëheqësia; paria. Majë plori shih buzë gjyshi. Majë pa rrëzë gjë e pamundur; diçka që nuk mund të ekzistojë. Mban *draprin në thes e majën jashtë (dikush). (E mbaj) si *zogun në majë të gjembit (dikë). Më mbinë *qepët nga maja (me dikë). Ç’ngre maja e boshtit shumë pak (për ushqime etj.), me kursim, sa për të jetuar; sa për të mbajtur shpirtin; sa për të mbajtur frymën. E nxjerr në majë (diçka) e zgjidh a e përfundoj një punë, e mbaroj, e çoj deri në fund; i jap majë (diçkaje); e nxjerr në krye; ia dal mbanë (diçkaje); i jap rrugë (diçkaje); e nxjerr në dritë. E sjell (e luan) në *majë të gishtit (majë gishtave) (dikë). Shkova në majë të briskut shih shkova në teh të briskut. Shkojnë majë më majë (majë e brisk) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, grinden vazhdimisht; janë majë më majë; i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majë më majë; shkojnë thikë e brisk; (shkojnë) si qeni me macen; (shkojnë) si macja me miun. Sheh gjer te maja e hundës (dikush) keq. shih nuk sheh më larg se hunda e vet (përtej hundës së vet) (dikush). Kur të shohë majën e veshit pa pasqyrë (dikush) shih kur të shohë zverkun pa pasqyrë (dikush). (Shpëtoi) për një majë gjilpëre (dikush) shpëtoi për pak gjë; (shpëtoi) për një fije floku; (shpëtoi) për një qime. I vë majën (diçkaje) e çoj deri në fund, e mbaroj; ia vë majën mullarit. S’e vë as në majë të gishtit (dikë) as që mund të krahasohet me mua; nuk hahet dot ai me mua, as që dua t’ia di për të; s’e vë as në gishtin e vogël. E vë në majë të hostenit (dikë) e tall, e qesëndis; e bën fare qesharak; e vë në bisht të lahutës; e vë në lojë. Ia vë majën mullarit e çoj punën deri në fund, e kryej ashtu si duhet; e zgjidh diçka drejt; i vë majën (diçkaje). Vë majat nga thembrat (dikush) iron. shkon andej nga ka ardhur; ia mbath, kthehet e ikë me turp; vë thembrat nga majat; vë ballin nga thembrat. Vë *thembrat nga majat (dikush) iron. Më erdhi (qumështi i nënës, shpirti) në majë të hundës. 1. Jam lodhur shumë, jam rraskapitur; s’mbaj më; më erdhi (shpirti) te hunda; më erdhi (shpirti) në fyt. 2. keq. Jam shumë i mërzitur a i inatosur me dikë a me diçka; nuk e duroj dot më, më është neveritur fare; më hipi (më erdhi) zemra në fyt; më erdhi mëlçia në grykë; më plasi buza; jam mbushur deri në fyt.
MAJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT tekst. Filli zakonisht më i hollë që vihet për së gjati pëlhurës, qilimit etj. Maja e pëlhurës. Indi dhe maja.
♦ S’i gjej majë vetes jam në hall të madh, ndodhem shumë ngushtë, s’di ç’të bëj; s’kam nga ia mbaj. *Ind e majë. S’është as për *ind e as për majë (dikush a diçka). I dha *ind e majë (dikujt). Kush në *fill e kush në majë. Nuk e ndan *indin nga maja (dikush). Vetë *ind e vetë majë (dikush).
MÁJË parafj. Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në majë a sipër një sendi ku ndodhet dikush a diçka ose ku bëhet një veprim. Ajo pa një zog majë një lisi. Hipi majë fikut. Ecte majë çatisë. Rrinte majë kalit. Shoh zjarre të ndezura majë maleve. Shënonte diçka në letër me syza majë hundës.
MAJEKRÁHUT [MAJËKRÁHUT] mb. Që këndohet nga një ose dy vetë me zë shumë të lartë, me njërën dorë të mbështetur pas veshit dhe që nuk shoqërohet me vegla muzikore; këndohet nga burr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAJEKRÁHUT [MAJËKRÁHUT] ndajf. Duke komunikuar me zë shumë të lartë, me njërën dorë të mbështetur pas veshit. Thërrasin njëri-tjetrin majëkrahut. Kuvendoj me telefon majekrahut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAJEKRÁHUT (i, e) mb. Që i përket mënyrës së të kënduarit majëkrahut. Një vendas këndoi këngën e majekrahut. Ai përshkroi gjestin e lashtë të majekrahut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAJÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend i pjerrët a tokë që zbret shkallë-shkallë si brezare. U ngjitën nëpër majere.2. Secila nga dërrasat që veshin nga jashtë anët e barkës. Majeret e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAJEUTÍK/Ë,~A f. 1. Ndihma që jep mamia gjatë lindjeve.2. fil. Metodë e të mësuarit e përdorur nga Sokrati për të përfituar njohuri nëpërmjet pyetjeve dhe këmbënguljes në arsyetim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë