Fjalori
MAJA

MAJÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. biol. (lat. Saccharomyces; Saccharomyces cerevisiae) Secila nga llojet e ndryshmekërpudhave njëqelizorejanëaftafermentojnë karbohidratet. Majaja është një kërpudhë natyralerritet kudo, me rreth 1000 llojendryshme të saj. Majatë janë mikroorganizma njëqelizorë bulëzues.
2. Një nga llojet e këtyre mikroorganizmave njëqelizore që ka aftësikthejë karbohidratetalkool dhe dyoksid karboni, tharm. Maja buke (kosi, birre). Bëj pije nga majaja e elbit. Përziej majanë me miellin. Mat me kujdes sasinë e majasë.
3. fig., bised. Pjesa më e zgjedhur ose kryesore; lezet, ajkë. Majaja e djemurisë. Majaja e shoqërisë. Ishte majaja e muhabetit.
4. fig., bised. Thelbi i një çështjeje etj.; ajo nga e cila varet zhvillimi ose ndryshimi i diçkaje.
Sin.: tharm, kërpudhë, ajkë, lezet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MAJ
MAJ

MAJ,~II m. Muaji i pestë i vitit, që vjen pas prillit. Ka lindurmuajin maj. Hyri maji. Festa e Një Majit. Çelin lulet në maj. Do të rri këtu gjer majin që vjen. Nuk ka kokë dëbora në maj. (fj. u.) nuk qëndron gjatë, shkrin shpejt. Shkëndijat (shkëndijëzat) dalin në maj. (fj. u.). Zinin majin (vjet., etnogr.) ngriheshin herët ditën e një majit dhe dilninnatyrë për të festuar ardhjen e muajitluleve (sipas një zakonivjetër popullor). Lule maji (bot.). Zhuzhaku i majit (zool.).
*Borë në maj (në diell).

MAJ

MAJ,~III m. sh. ~A, ~AT 1. Çekan i madh që e përdor farkëtari për të rrahur hekurin; vare hekuri. Maji i kovaçit. Maj për të thyer gurët.
2. Vare druri; tokmak; kopan. Maj samarxhinjsh. Majat e dërstilës. Maj për të rrahur rrobat. Thyejnë plisat me maj. E rrahin gjineshtrën me maj.
Sin.: vare, kopan, tokmak.


Rezultate të ngjashme

MÁJA-MÁJA mb. Që ka shumë maja, që është me maja. Vargmal maja-maja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁJA-MÁJA ndajf. Vetëm nga pak duke zgjedhur pjesën më të mirë. E ha ushqimin maja-maja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJACÚK,~E mb. Që e ka majën të hollë e të mprehtë; majarak. Thikë majacuke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Majçë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJAKRÉTHI ndajf. Në marrëdhënie të këqija, majë më majë; egërsisht. Ata të dy shkonin majakrethi.Sin.: keq, egërsisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJAMÁJAZ ndajf. Lart në majë, në nivelin e majës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJARÁK,~E mb. Që është me majë, i mprehtë; majacuk.Sin.: i mprehtë, majacuk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÁJAS ndajf. Duke filluar nga maja. E voli pemën majas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAJASË́LL,~I m., mjek. Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dhe që shkakton ënjtje të indit anal, gjakrrjedhje, kruarje dhe dhimbje të forta; hemorr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.