Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGNETÍT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mineral i zi që ka veçori magnetike, gjendet në shkëmbinjtë magnetikë dhe është burim i rëndësishëm i hekurit. Pjesë e hekurit dhe çelikut kur janë në afërsi të magnetitit fitojnë veti të magnetit.
2. Pjesë, copë a masë prej këtij minerali. Në mostrat e marra nga zona janë gjetur shumë magnetite.
MAGNÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Send, zakonisht prej hekuri ose çeliku, që ka vetinë, të natyrshme ose të induktuar, të tërheqë hekurin, çelikun dhe trupa të tjerë prej kobalti, nikeli…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÍK,~E mb. 1. Që ka vetitë e magnetit; që lidhet me magnetin; që është karakteristik për magnetin; i magnetit. Gur magnetik. Materiale me veti magnetike. Pajisje magnetike. Tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZÍM,~I m. Dukuria e tërheqjes dhe zmbrapsjes së metaleve; veprimi kur magnetizoj ose magnetizohet një metal; kund. çmagnetizim. Magnetizimi i pllakave të hekurit. Faktorët q…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. E bëj që të ketë veti magnetike (për një metal ose material); kund. çmagnetizoj. Magnetizoj një thupër çeliku.2. E tërheq fort dikë si me …
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZÚAR (i, e) mb. Që ka fituar vetitë e magnetit; që është magnetizuar; kund. i çmagnetizuar. Hekur i magnetizuar. Shufër çeliku e magnetizuar. Lëndë e magnetizuar. Krijoj fus…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÍZ/ËM,~MI m. 1. Vetia që kanë disa substanca për të tërhequr dhe shtyrë metale të caktuara, vetia e magnetit. Trupat që kanë vetinë e magnetizmit quhen magnete.2. Tërësia e d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETOFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm mekanik që përdor shiritin magnetik për të regjistruar dhe riprodhuar tinguj. Incizoi zërin e vet në magnetofon. Bleu një magnetofon d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÓN,~I m., fiz. Njësi matëse e momentit magnetik të një grimce molekulare, atomike ose nënatomike, veçanërisht magnetoni Bohr ose magnetoni bërthamor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që tërheq si magneti, që ka vetitë e magnetit, magnetik. Nikeli është i magnetshëm.2. Që ka ndikim të fortë dhe të fshehtë, magnetik. Zhvlerësim i m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNÉTSHËM ndajf. Si magnet (edhe fig.). Buzët e saj magnetshëm e ftonin në puthje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë