Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGNÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Send, zakonisht prej hekuri ose çeliku, që ka vetinë, të natyrshme ose të induktuar, të tërheqë hekurin, çelikun dhe trupa të tjerë prej kobalti, nikeli, alumini etj., por edhe t’i shtyjë këta trupa. Magneti prodhon fushë magnetike. Të gjithë magnetet kanë dy pole të kundërta.
2. Person, vend, objekt ose situatë që ka vetinë të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Shkrimtari ishte magnet për të gjithë. Vajza ishte magnet për gjëra të çuditshme. Riviera është kthyer në një magnet për turistët.
MAGNETÍK,~E mb. 1. Që ka vetitë e magnetit; që lidhet me magnetin; që është karakteristik për magnetin; i magnetit. Gur magnetik. Materiale me veti magnetike. Pajisje magnetike. Tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÍT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mineral i zi që ka veçori magnetike, gjendet në shkëmbinjtë magnetikë dhe është burim i rëndësishëm i hekurit. Pjesë e hekurit dhe çelikut kur janë në…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZÍM,~I m. Dukuria e tërheqjes dhe zmbrapsjes së metaleve; veprimi kur magnetizoj ose magnetizohet një metal; kund. çmagnetizim. Magnetizimi i pllakave të hekurit. Faktorët q…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. E bëj që të ketë veti magnetike (për një metal ose material); kund. çmagnetizoj. Magnetizoj një thupër çeliku.2. E tërheq fort dikë si me …
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETIZÚAR (i, e) mb. Që ka fituar vetitë e magnetit; që është magnetizuar; kund. i çmagnetizuar. Hekur i magnetizuar. Shufër çeliku e magnetizuar. Lëndë e magnetizuar. Krijoj fus…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÍZ/ËM,~MI m. 1. Vetia që kanë disa substanca për të tërhequr dhe shtyrë metale të caktuara, vetia e magnetit. Trupat që kanë vetinë e magnetizmit quhen magnete.2. Tërësia e d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETOFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm mekanik që përdor shiritin magnetik për të regjistruar dhe riprodhuar tinguj. Incizoi zërin e vet në magnetofon. Bleu një magnetofon d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNETÓN,~I m., fiz. Njësi matëse e momentit magnetik të një grimce molekulare, atomike ose nënatomike, veçanërisht magnetoni Bohr ose magnetoni bërthamor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që tërheq si magneti, që ka vetitë e magnetit, magnetik. Nikeli është i magnetshëm.2. Që ka ndikim të fortë dhe të fshehtë, magnetik. Zhvlerësim i m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGNÉTSHËM ndajf. Si magnet (edhe fig.). Buzët e saj magnetshëm e ftonin në puthje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë