Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGJIPLÓTË mb. Që të tërheq a të rrëmben me fuqi të jashtëzakonshme, që të josh plotësisht si me magji, që të magjeps tërësisht. Fytyrë (pamje) magjiplotë. Buzëqeshje (bukuri) magjiplotë. Çele zërin magjiplotë! Dëgjoj tingujt magjiplotë të këngës.
✱Sin.: magjepsës, joshës, mahnitës, i mrekullueshëm.
MAGJIPRÍSHËS,~E mb. Që prish magjitë. Burrë magjiprishës. Grua magjiprishëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJIPRÍSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që prish magjitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJIPRÍSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që prish magjitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë