Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Aftësia ose praktika e përdorimit të gjesteve, veprimeve, fjalëve, formulave e ritualeve për të prodhuar efekte të mbinatyrshme me synimin për të kontrolluar njerëzit, ngjarjet e jetës ose dukuritë e natyrës (sipas disa besimeve); magjepsje. As lulja nuk u përtëri, as magjia zuri. Bënte magji. I kishte lidhur magji dikujt. E yshti me magji. Kush i bënte magjitë? Merret me magjira.
2. Gjestet, veprimet, fjalët, formulat dhe ritualet që përdoren me synimin për të arritur diçka të mbinatyrshme.
3. Aftësi e jashtëzakonshme dhe misterioze që ka dikush për ta tërhequr e për ta bërë për vete dikë ose për të ndikuar mbi të si me magji; tërheqje, joshje, magjepsje. Magjia e gruas është se ajo të bën ta duash.
4. Cilësi misterioze që të sjell kënaqësi të madhe, diçka e pashpjegueshme që të kënaq e të mrekullon. Magjia e melodisë. Magjia e përrallës së patreguar. Magjia e fjalës. Magjia e traditës popullore. Magjia e dhuratave është gjithmonë me ne. Përjetoj magjinë e festave të fundvitit.
✱Sin.: magjepsje, tërheqje, joshje.
♦ I ka bërë magji (dikujt) e ka bërë për vete; e ka trullosur; ia ka marrë mendtë.
MAGJÍK,~E mb. 1. Që përdor fuqitë e magjisë për të realizuar gjëra të pamundura; që ka të bëjë me magjinë, i magjisë. Ka një shkop magjik. Fluturoi me qilimin magjik. Hap kyçin mag…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Gomar. Ai iu ngjit malit me magjar. Barti drurët me magjar. S’ka ç’i bën magjarit e i bie samarit.2. Hekuri mbi të cilin mbështeten urët e zjarr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJARÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Një lloj merimange, magjar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÁRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lopë e kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e drunjtë si govatë, zakonisht me fund kënddrejtë më të vogël se gryka, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë. Magjja e bukës. Derdh miellin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përdor fuqi magjike për të vënë dikë ose diçka nën pushtetin tim, i bëj magji dikujt (sipas besimeve fetare); kund. çmagjeps. Në antikitet njerëzit be…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJETÍM,~I m. 1. Gatimi i bukës në magje.2. Bërja e punëve të shtëpisë prej amvisave.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Gatuaj bukën në magje.2. Bëj punët e amvisës në shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÝP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Cigan, evgjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kthinë e veçantë ku gatuhet brumi. Nëna po zinte bukën në katin e parë të shtëpisë në magjëri.2. Kuzhinë. Ai po flinte në një divan druri pranë oxhakut …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë