Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGJÉPSËS,~E mb. 1. Që ka fuqi magjike për të magjepsur dikë ose diçka; kund. çmagjepsës. Ata pinë ujë nga burimi magjepsës.
2. Që të mahnit, që të mrekullon, që të magjeps. Ujëvarë më magjepsëse nuk kishte parë ndonjëherë. Bukuri magjepsëse. Rrezet magjepsëse të hënës. Sy magjepsës. Zë magjepsës. Tregim magjepsës.
✱Sin.: mahnitës, i mrekullueshëm, joshës, hipnotizues.
MAGJEPLÓTË mb. 1. Që e ka magjen plot me bukë; kund. magjebosh.2. fig. Që e ka shtëpinë plot me ushqime; i pasur.✱Sin.: i pasur, pasunik, i kamur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përdor fuqi magjike për të vënë dikë ose diçka nën pushtetin tim, i bëj magji dikujt (sipas besimeve fetare); kund. çmagjeps. Në antikitet njerëzit be…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MAGJÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jam nën efektin e magjisë; kund. çmagjepsem.2. vetv. Tërhiqem shumë pas dikujt a pas diçkaje, mbetem pa mend; mahnitem, mrekullohem.3. pës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët nën fuqitë magjike të dikujt; kund. çmagjepsje. Tani ishte shkëputur nga magjepsja.2. Tërheqje shumë e madhe, joshje, mahnitje, magnetizim,…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të magjeps, magjepsës. Është një libër i magjepsshëm që të mban pezull. Kishte ëndrra të magjepsshme.✱Sin.: magjepsës, mahnitës, i mrekullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSSHËM ndajf. Në një mënyrë që të mahnit e të mrekullon, në mënyrë magjepsëse. Im atë më fliste magjepsshëm. Shkruan magjepsshëm. Lulet magjepsshëm harlisen në kopsht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR (i, e) mb. 1. Që i kanë bërë magji, që është nën fuqinë magjike të dikujt, që është magjepsur; kund. i çmagjepsur. Princesha mbante në dorë një krehër të magjepsur. Karro…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Personi që është i magjepsur. Flas për të magjepsurit. Të magjepsurit e fotografisë, a jeni gati? Ai është vetëm një prej të magjepsurve. Orët e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është i magjepsur. Të magjepsurat pas teknologjisë së re (pas veshjeve të modës). Të magjepsurat lirika të Lasgushit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~IT (të) as. Procesi i magjepsjes, magjepsje. Të magjepsurit është një problem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë