Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MAGJÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përdor fuqi magjike për të vënë dikë ose diçka nën pushtetin tim, i bëj magji dikujt (sipas besimeve fetare); kund. çmagjeps. Në antikitet njerëzit besonin se ishin perënditë ato që i kishin magjepsur.
2. fig. E tërheq fort dikë dhe e bëj për vete, e josh; e mahnit dikë sa i marr mendtë, e mrekulloj. Pamje (pikturë, muzikë) që të magjeps. E magjepsi bukuria e saj.
✱Sin.: tërheq, josh, mahnit, mrekulloj.
►MAGJÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jam nën efektin e magjisë; kund. çmagjepsem.2. vetv. Tërhiqem shumë pas dikujt a pas diçkaje, mbetem pa mend; mahnitem, mrekullohem.3. pës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët nën fuqitë magjike të dikujt; kund. çmagjepsje. Tani ishte shkëputur nga magjepsja.2. Tërheqje shumë e madhe, joshje, mahnitje, magnetizim,…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të magjeps, magjepsës. Është një libër i magjepsshëm që të mban pezull. Kishte ëndrra të magjepsshme.✱Sin.: magjepsës, mahnitës, i mrekullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSSHËM ndajf. Në një mënyrë që të mahnit e të mrekullon, në mënyrë magjepsëse. Im atë më fliste magjepsshëm. Shkruan magjepsshëm. Lulet magjepsshëm harlisen në kopsht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR (i, e) mb. 1. Që i kanë bërë magji, që është nën fuqinë magjike të dikujt, që është magjepsur; kund. i çmagjepsur. Princesha mbante në dorë një krehër të magjepsur. Karro…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Personi që është i magjepsur. Flas për të magjepsurit. Të magjepsurit e fotografisë, a jeni gati? Ai është vetëm një prej të magjepsurve. Orët e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është i magjepsur. Të magjepsurat pas teknologjisë së re (pas veshjeve të modës). Të magjepsurat lirika të Lasgushit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSUR,~IT (të) as. Procesi i magjepsjes, magjepsje. Të magjepsurit është një problem.
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJÉPSËS,~E mb. 1. Që ka fuqi magjike për të magjepsur dikë ose diçka; kund. çmagjepsës. Ata pinë ujë nga burimi magjepsës.2. Që të mahnit, që të mrekullon, që të magjeps. Ujëvarë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MAGJEPLÓTË mb. 1. Që e ka magjen plot me bukë; kund. magjebosh.2. fig. Që e ka shtëpinë plot me ushqime; i pasur.✱Sin.: i pasur, pasunik, i kamur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë