Fjalori
MAGJE

MÁGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e drunjtë si govatë, zakonisht me fund kënddrejtë më të vogël se gryka, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë. Magjja e bukës. Derdh miellinmagje. Zë brumin (gatuaj) në magje. Në magje lihet brumi për të ardhur. Laj (gërryej) magjen.
2. Sasia e brumitnxë kjo enë. Një magje brumë.
3. Bukëtdalin nga brumigatuhetkëtë enë. I mbështolli magjet me rrobë dhe i vurikurriz.
4. Govatë prej druri, zakonisht për të larë rrobat. Gjithë jetën kishte larë rrobat me dorë magje. Lau fëmijënmagje. Futi pulënmagje.
5. Pjesë e mulliritblojës, e dërstilës etj., që është si arkë a si govatë prej druri e ku bie mielli, dërstilet shajaku etj. Magjja e mullirit. Magje dërstile (vjet.) lundër.
6. fig. Vendi ku lind ose formohet diçka. Magje e artit. Magje qytetarie.
I ka mbirë (i ka zënë) magjja *bar (lëndinë) (dikujt). I ngordhte *miumagje (në dollap) (dikujt). Nis magje e bën govatë (dikush) iron. nuk është usta i mirë, nuk di t’i bëjë punët si duhet; nuk i vjen ndoresh për diçka; i del keq a me shumë humbje një punë. I është tharë magjja (dikujt) shih i ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt).


Rezultate të ngjashme

MAGJÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përdor fuqi magjike për të vënë dikë ose diçka nën pushtetin tim, i bëj magji dikujt (sipas besimeve fetare); kund. çmagjeps. Në antikitet njerëzit be…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJETÍM,~I m. 1. Gatimi i bukës në magje.2. Bërja e punëve të shtëpisë prej amvisave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Gatuaj bukën në magje.2. Bëj punët e amvisës në shtëpi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Gomar. Ai iu ngjit malit me magjar. Barti drurët me magjar. S’ka ç’i bën magjarit e i bie samarit.2. Hekuri mbi të cilin mbështeten urët e zjarr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJARÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Një lloj merimange, magjar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJÁRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lopë e kuqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Aftësia ose praktika e përdorimit të gjesteve, veprimeve, fjalëve, formulave e ritualeve për të prodhuar efekte të mbinatyrshme me synimin p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJÍK,~E mb. 1. Që përdor fuqitë e magjisë për të realizuar gjëra të pamundura; që ka të bëjë me magjinë, i magjisë. Ka një shkop magjik. Fluturoi me qilimin magjik. Hap kyçin mag…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJÝP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Cigan, evgjit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MAGJËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kthinë e veçantë ku gatuhet brumi. Nëna po zinte bukën në katin e parë të shtëpisë në magjëri.2. Kuzhinë. Ai po flinte në një divan druri pranë oxhakut …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.