Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MADHNÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të bën ta admirosh e ta nderosh, madhështor, i madhërishëm. Bibliotekë e madhnueshme. Ideal i madhnueshëm. Ëndërrime të madhnueshme. Ai hyri në sallë me një ecje të madhnueshme.
MADHNÚESHËM ndajf. Në mënyrë të madhnueshme, me madhështi, madhërisht. Madhnueshëm shikonte djaloshi dheun me lot ndër sy.
MADHNÚAR (i, e) mb. Që është madhnuar, i madhnueshëm, i madhërishëm. Krijuesi i madhnuar. Festë e madhnuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHNÚEM,~I (i) m. vet. nj., euf. Zoti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë