Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MADHËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lartësohem. Unë madhështohem nga fuqia e artit. Mes natyrës madhështohem.
2. keq., vetv. Mbahem me të madh; mburrem. Mos u madhështo kot.
3. vetv., vet. v. III Festohet me madhështi të madhe.
4. pës. e MADHËSHTÓJ.
✱Sin.: lartësohem, mburrem.
MADHËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E ngre lart, e lartësoj, i jap madhështi, e madhëroj. Fjalët e shkrimtarit e madhështojnë figurën e shqiptarit.
✱Sin.: lartësoj, madhëroj.
MADHËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Cilësia ose gjendja e të qenët madhështor; diçka madhështore. Përshkruaj madhështinë e Ditës së Flamurit. E festuam festën e Pavarësisë me madhështi. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSHTÍM,~I m. Veprimi a gjendja kur madhështoj dikë apo diçka ose kur madhështohem. Madhështimi i figurës dhe i veprës së shkrimtarit. Madhështimi i një date historike. Filozofi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E ngre lart, e lartësoj, i jap madhështi, e madhëroj. Fjalët e shkrimtarit e madhështojnë figurën e shqiptarit.✱Sin.: lartësoj, madhëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSHTÓR,~E mb. 1. Që ka pamje të mrekullueshme, që ka shkëlqim të veçantë dhe të mahnit me bukurinë e vet; i madhërishëm. Para nesh shtriheshin Bjeshkët madhështore. Kështjella …
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbahet me të madh, ai që sillet me kryelartësi, kryelarti. Qëndrim prej madhështori.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSHTÓR/E,~JA f. Të qenët madhështor; diçka madhështore; madhështi. Vjeshtorja - madhështorja. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Përmasat fizike të një sendi (gjatësi, gjerësi ose lartësi), vëllimi; shtrirja në hapësirë e një objekti. Madhësia e sheshit (e oborrit). Madhësia e fsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËSÍM,~I m. 1. Veprimi kur madhësoj a kur madhësohet diçka; rritje, zmadhim. Madhësimi i sipërfaqes së printimit.2. Madhështim. Madhësimi i Zotit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MADHËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR arb., vetv. Bëhem i madh, lartësohem. Ti u madhësove me punën e mundin tënd.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR arb., kal. E bëj më të madh, e rrit, e lartësoj; e zmadhoj, e ekzagjeroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë