Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MADHËROJ
MADHËROJ

MADHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nderoj shumë dikë ose diçka, e ngre lart, e lartësoj, i thur këngë a lavde. Shkrimtari madhëron vlerat e burrave dhe grave shqiptare.
2. fet. I jap lavdi dhe nder, e adhuroj. Shpirti i besimtarit madhëron Zotin.
3. E ngre dikë lart ose më lartdetyrë, i jap një gradë më të lartë.
Sin.: nderoj, adhuroj, madhoj, gradoj, lartësoj.


Rezultate të ngjashme

MADHËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Cilësia e dikujt ose e diçkaje që shquhet shumë mbi të tjerët për rëndësinë, vlerën e shkëlqimin e vet; të qenët i madh; madhështi. Madhëria e figurës s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍM,~I m. 1. Veprimi që madhëron dikë ose diçka; veprimi që madhërohet dikush ose diçka; nderim shumë i madh, lartësim, adhurim, madhnim. Madhërimi i takon Perëndisë.2. Lavdër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) 1. Femër shumë e nderuar dhe shumë e vlerësuar. Ftojmë në skenë të madhërishmen e këngës popullore.2. Diçka që karakterizohet nga madhështi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të madhërishme, me madhështi. Ecte madhërisht. U festua (u kremtua) madhërisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., lart. 1. Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me madhështinë e vet, të bën ta admirosh e ta nderosh; që shquhet për madhërinë e vet; madhështor,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍSH/ËM,~MI (i) m. sh. ~ËM, ~MIT (të) 1. Person shumë i nderuar dhe shumë i vlerësuar. Gazetarja bëri një intervistë me të madhërishmin e teatrit shqiptar.2. fet., vet. nj. Zo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÍSHËM ndajf. Me madhështi, në mënyrë të madhërishme, madhërisht. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MADHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Nderohem shumë, ngrihem lart lartësohem. Me atë veprim, presidenti u madhërua në sytë e tërë kombeve.2. keq., vetv. Mbahem me të madh, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nderoj shumë dikë ose diçka, e ngre lart, e lartësoj, i thur këngë a lavde. Shkrimtari madhëron vlerat e burrave dhe grave shqiptare.2. fet. I ja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MADHËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Madhështor. Patriot i madhërueshëm. Vepra të madhërueshme. Dhurata të madhërueshme. Mbreti i madhërueshëm i qiellit. Jeta paraqitet e madhërueshme në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.