Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MADH (i), ~E (e) mb. 1. Që ka ose përmasa mbi mesataren; që zë një sipërfaqe ose vëllim jo të vogël; i gjerë, i shtrirë; i bollshëm; kund. i vogël. Gur (shkëmb, mal) i madh. Anije e madhe. Arë e madhe. Qytet (port, vend, shtet) i madh. Shtëpi (dhomë) e madhe. Me duar të mëdha. Me sy të mëdhenj. Xhaketë e madhe. Dallgë e madhe. Lumë (hendek) i madh. Livadh i madh. Bjeshkë e madhe. Largësi (thellësi) e madhe. E ka këmbën të madhe. Ecte me hapa të mëdhenj. Ndërtoj një kub të madh. Vizitoj piramidat e mëdha. Në mur u hap një e çarë e madhe. Hyj në një shpellë të madhe. Në dalje të fshatit është një pyll i madh.
2. Që ka shtat të gjatë, që ka trup mbi mesataren, i gjatë; i lartë; kund. i vogël. Djalë (burrë) i madh. Vajzë e madhe. Lis i madh. Pemë e madhe.
3. Që ka ose mban një sasi mbi mesataren, që nxë shumë. Dollap i madh. Çantë e madhe. Qese të mëdha. Përdor tenxheren e madhe. Nxjerr nga dollapi dy tepsi të mëdha. Mbush legenin e madh me ujë.
4. Që përbëhet nga shumë njësi, pjesë, frymorë, sende etj.; i shumtë; kund. i vogël. Bariu kulloste një tufë (kope) të madhe dhensh. Në shesh u mblodh një grup i madh njerëzish. Ngre pesha të mëdha në palestër. Vendi ka popullsi të madhe. Janë familje e madhe. Bëri një numër të madh pyetjesh.
5. Që bëhet me pjesëmarrjen e shumë njerëzve e mjeteve dhe zhvillon veprimtari të gjerë prodhuese, kërkimore, mësimore etj.; i gjerë, i gjithanshëm. Festë (koncert, dasmë) e madhe. Pritje (drekë, darkë) e madhe. Organizim i madh. Mbledhje (demonstratë) e madhe. Miting i madh. Luftë (betejë) e madhe. Universitet i madh. Institut i madh kërkimor. Firmë (ndërmarrje, kompani) e madhe. Industri e madhe.
6. Që krijon mundësi për të arritur diçka të nevojshme ose të dëshirueshme, shumë i mirë; i shumtë. Ajo është e famshme edhe në sajë të mundësive të mëdha që ka pasur për t’u bërë e njohur. Kishte rrogë të madhe. Vendi ka bërë arritje të mëdha. E shpjegoj ngjarjen me hollësi të mëdha. Ndaj tij u bënë akuza të mëdha.
7. Që ia kalon nga mosha dikujt tjetër; kund. i vogël. Jemi tre fëmijë, unë jam djali i madh. Ajo është motra ime e madhe. I doli përpara kunati i madh.
8. Që ka arritur moshën e pjekurisë, që është zhvilluar plotësisht në moshë dhe në trup, i rritur; kund. i vogël; i ri. Në moshë të madhe. Është i madh tani. U bë i madh u rrit, arriti një moshë madhore.
9. Që është në moshë të vjetër, i plakur, i kaluar, i shkuar, i thyer (për moshën); kund. i ri.
10. Që bëhet për një kohë të gjatë; që vijon a zgjat më shumë se zakonisht; kund. i vogël; i shkurtër. Pati një ndërprerje (vonesë) të madhe. U bë heshtje e madhe. Pushimi i madh në shkollë zgjat 25 minuta.
11. Që ka shumë forcë ose fuqi; që është në një intensitet ose i një shkalle më të lartë se zakonisht. Fryn erë (ngricë) e madhe. Na kapi bora e madhe. Bëri vapë e madhe. Nuk e duroj dot të ftohtin e madh. Në shpellë është errësirë e madhe. Ra tërmet i madh. Dëgjova një zhurmë (britmë, ulërimë) të madhe. Ndiej uri (etje) të madhe. Kam gëzim të madh. Tregoj dashuri të madhe. E përfshiu një zemërim i madh. Provova një dhimbje të madhe. Kaloj hidhërim (shqetësim) të madh. Hyj në lumë me frikë të madhe. Dëgjoj me vëmendje të madhe. Punoj me kujdes të madh. Godas shkëmbin me forcë të madhe. Ngas makinën me shpejtësi e madhe. Eci me nxitim të madh. Në kryeqytete popullsia ka dendësi të madhe. Artistja e vogël, por me zë të madh i bëri për vete spektatorët.
12. Që bëhet me shumë energji ose zell. Është punëtor i madh. Është pastërtore e madhe. I dha një puthje të madhe. I dhuroi një përqafim të madh.
13. Që e bën diçka më shumë nga ç’duhet, që e tepron në diçka, që e kalon masën a kufirin. Bëri shpenzime (harxhime) të mëdha për festën e ditëlindjes. Llafazan (grindavec, gënjeshtar, dembel) i madh. Pijanec i madh. Hamës (grykës) i madh. Gjumash i madh. Lakmitar i madh.
14. Që ka shumë pasuri, që është i fuqishëm nga ana ekonomike, i pasur; kund. i vogël. Është pasanik i madh. Pronar i madh. Zejtarët e mëdhenj. Derë e madhe (bised., vjet.) familje e pasur. Bënte ndonjë punë në dyert e mëdha.
15. Që ka ose që ushtron autoritet, kontroll apo ndikim të fortë; i përmendur, i shquar, i njohur, i famshëm, i suksesshëm. Shef i madh. Udhëheqës (komandant, strateg, politikan, luftëtar) i madh. Njeri (mendimtar, dijetar) i madh. Figurat e mëdha të kombit. Shkrimtar (poet, artist, muzikant, aktor) i madh. U bë i madh u bë i përmendur; zuri një pozitë shtetërore a shoqërore të lartë.
16. Bujar, zemërgjerë. Ka zemër të madhe.
17. Që ka vlerë a rëndësi të jashtëzakonshme, madhështor, i shënuar; që i shërben një qëllimi të lartë e fisnik, i rëndësishëm, serioz. Festa e Pavarësisë është një ditë e madhe për kombin. Përpiqem për një çështje (vepër) e madhe. Shkencëtarët bënë zbulime të mëdha. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të madhe për vendin. Qëllime (synime, interesa) të mëdha patriotike. Revolucion i madh.
18. Që sjell pasoja të shumta e të rënda për dikë a për diçka; që sjell shumë dëm; i rëndë, serioz. Problem i madh. Humbje e madhe. Gabim (faj) i madh. Sakrifica të mëdha. Mangësi të mëdha. Ka pengesa të mëdha për të arritur fitoren. Ka një ndarje të madhe midis dy grupeve.
19. Që përmban shumë mburrje, lavdërime a premtime; i fryrë. Flet me fjalë të mëdha. Bëj deklarata të mëdha.
20. bised. Interesant në një mënyrë që të tjerët e admirojnë, tërheqës, fantastik, i paparë; përdoret për të treguar miratim. Vërtet kështu bëre? Je i madh!
✱Sin.: i gjerë, i shtrirë, i gjatë, i lartë, i thellë, i vëllimshëm, i bollshëm, trupmadh, shtatmadh, madhosh, i rritur, i shumtë, i ndjeshëm, i rëndë, i tmerrshëm, masiv, i fortë, i theksuar, i gjithanshëm, i pjekur, i maturuar, i vjetër, i moshuar, i plakur, i shkuar, i thyer, i njohur, i përmendur, i shquar, i shënuar, i famshëm, i suksesshëm, i pasur, i lartë, fisnik, madhështor, kryesor, i rëndësishëm, i rëndë, serioz, mburrës, lavdërues, premtues, i fryrë, bombastik.
♦ *Arusha (Qerrja) e Madhe astr. *Batall i madh (fort)! iron. Është bërë për në *lumë të madh (dikush). Të bën *punë (të madhe) (dikush a diçka). I ra me *gisht të madh (një pune). I bie me *lugë të madhe (diçkaje). *Bina e madhe keq. *Ditë e madhe. *Gajle e madhe (fort)! iron. Nga *ferra e vogël del lepur i madh. Fjetsh *gjumin e madh! mallk. Fle *gjumin e madh (dikush). Ha me *lugë të madhe (dikush) keq. *Hata e madhe fort! iron. E hodhi (e nxori) në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikë). E hodhi (e nxori) në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikë). (Është) *punë e madhe (dikush a diçka). E ka dorën të madhe (dikush) të rreh për hiçgjë, është mësuar të godasë të tjerët; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duart të gjata). Ka *emër të madh (dikush). E ka për (gjë) të madhe (diçka). 1. E quan shumë të rëndësishme, e sheh si diçka që vlen shumë; e çmon shumë. 2. E ka tepër të vështirë për ta bërë diçka, nuk ia hyn a nuk e merr përsipër. E ka hundën të madhe (dikush) shih e ka hundën të gjatë (dikush). E ka lafshën të madhe (dikush) është mendjemadh; shet mend; e ka ngritur lafshën përpjetë; i është rritur lafsha (dikujt); mbahet më të madh. Ka *llapë të madhe (dikush) bised. E ka syrin të madh (dikush) lakmon shumë, kërkon gjëra që nuk i përkasin ose që janë jashtë mundësive të tij, është lakmitar. Ka *zemër të madhe (dikush). E ka zemrën të madhe dikush) është zemërmadh; e ka shpirtin të madh; kund. e ka zemrën të vogël (dikush). Ka *zile të madhe (dikush). Në *kishën e vogël fle një prift i madh. *Kokë e madhe. I madh e i vogël të gjithë pa përjashtim; gjithë njerëzit pa dallim. Mbeti në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush). Mbeti në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). *Mendja e madhe. *Nevoja e madhe (e trashë) euf. *Punë e madhe fort! iron. Me *sëpatë të madhe. Të pafsha në *rrugë (në udhë) të madhe! mallk. *Ujët e madh (e trashë) euf. Vret veten me *gishtin e madh (dikush). *Zemër e madhe. Me *zemër të madhe (me shpirt të madh). Ka *emër të madh (dikush). *Nevoja e madhe euf. *Ujët e madh (e trashë) euf.
MADH,~I (i)II m. sh. MËDHÉNJ, MËDHÉNJTË (të) 1. Ai që ka arritur moshën e pjekurisë dhe ka përvojë nga jeta; i rritur; kund. i vogël. Rroba (këpucë) për të mëdhenj. I madhi është në shkollë të lartë. Erdhën me të mëdhenj e me të vegjël.
2. bised. Kryetari i një shteti a udhëheqës i një populli; ai që ka një detyrë të lartë shtetërore. Mbledhja e të mëdhenjve.
✱Sin.: i rritur, kryetar, udhëheqës.
MADH,~TË (të) as. 1. Vlera e madhe e dikujt a e diçkaje; të qenët i madh, rëndësi; madhështi. Zot, me të madh tënd ia ëmbëlsove pleqërinë babait.
2. Të mbajturit me të madh, krenari, mburrje. Të madhtë e tij binte në sy. A duhet të mburremi e të mbahemi me të madh për aftësitë që kemi?
3. Të qenët i madh në vëllim a në përmasa; madhësi.
✱Sin.: vlerë, rëndësi, madhështi, krenari, mburrje, madhësi.
♦ Mbahet më të madh (dikush) mburret e krekoset, çoç i duket vetja; shet mend; i është rritur mendja (dikujt); i ka hyrë vetja në qejf (dikujt); vret veten me gishtin e madh; e ka ngritur lafshën përpjetë; (kapardiset) si maçoku në thekër.
MADHÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Madhosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁDH/E,~JA (e) f. sh. MËDHÁ, MËDHÁTË (të) 1. Ajo që ka arritur moshën e pjekurisë dhe ka përvojë nga jeta; e rritur; kund. e vogël. Kishin tri çupa: e madhja tirrte furkën, e me…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gjyshe, nënëmadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem më i madh, rritem, madhohem.2. keq., vetv. Mbahem me të madh, më rritet mendja e mburrem; krenohem. Ishte madhur e s’flitej me të.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHÍM,~I m. Rritje; zmadhim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHNÍ,~A f. 1. Madhëri. Vlerësoj madhninë morale të njeriut. Madhnia e tij mbreti.2. Cilësia e dikujt ose diçkaje që është madhështore, madhështi. Ai rrinte në poltron me madhni.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përkujdesem për dikë që të rritet e të bëhet i madh, e rrit. Prindërit e rritën dhe e madhuan.2. Rrit, zmadhoj. E madhoi moshën. Këto ngjyra ia mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHÓK,~E mb., përk. Më i madh ndër fëmijët, i parëlindur. Është madhok.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Djali më i madh ndër fëmijët, i parëlinduri. Djali është madhoku.
Shfaq përkufizimin e plotë →MADHÓR,~E mb. 1. Që ka arritur moshën e caktuar nga ligji për të pasur të drejta e detyrime; i rritur, i madh në moshë; kund. i mitur. Kur bijtë e saj arritën moshën madhore, kërku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë