Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Felis silvestris catus) Kafshë e vogël gjitare mishngrënëse, me trup të shkathët, të mbuluar me qime të buta, me sy të mprehtë e me kthetra të forta, që mbahet në shtëpi si manare ose për të gjuajtur minj. Macja mjaullin. Përkëdhel macen. Iku macja, lozin minjtë. (fj. u.). S’pi macja uthull. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme macesh ose kafshësh që në ndonjë farë mënyre kanë ngjashmëri me macet: Mace e egër (lat. Felis silvestris) mace e egër me trup të vogël, që gjuan natën dhe ushqehet me zogj e gjitarë të vegjël në pyjet e Skocisë, në Europën kontinentale e deri në Azinë Perëndimore. Mace leopard (lat. Prionailurus bengalensis) mace e egër me trup sa një mace shtëpiake, e cila është aktive gjatë ditës, por gjuan shumë edhe natën, duke parapëlqyer lepujt e minjtë. Mace peshkatare (lat. Prionailurus viverrinus) lloj maceje trupmadhe me qime gri në kafe, me njolla dhe shirita të zinj në shpatulla, që ka këmbë të shkurtra dhe bisht më të shkurtër se macet e shtëpisë. Mace deti (lat. Schyliorhinus canicula) lloj peshkaqeni me trup të hollë, të gjatë të mbuluar njolla të verdha, me turi të mprehtë dhe sy të mëdhenj si mace, që ushqehet me molusqe e peshq më të vegjël dhe gjendet me shumicë në ujërat bregdetare të Europës dhe të Afrikës Veriore.
3. anat. Pjesë e parë e emërtimit për muskulin e llërës. Macja e dorës muskuli i llërës, zokthi i krahut.
4. keq. Grua a vajzë e egër dhe grindavece. Është një mace ajo!
5. si mb. Shumë i dobët në trup, i thatë, thatim (kryesisht për gratë e vajzat). Është bërë mace fare.
✱Sin.: maç, micë, qete, kotele, grifshë, grindavece, e thatë, thatime, thatanike.
♦ Është bërë *lëkurë maceje (dikush). Bën hesap sa ha macja në vit (dikush) tall. është shumë dorështrënguar, është cingun i madh; nxjerr dhjamë nga pleshti; vë pleshtin ndër këmbë. I bëhem *qen e mace (dikujt) keq. I bie maces me *lugë (dikush) mospërf. Fle macja me miun bën shumë ftohtë, është acar i madh; të ngrin gjuha në gojë; të bie hunda përdhe; fle ujku me delen. I ka futur *trutë e maces (dikujt) keq. S’e ha as macja (diçka) shih s’e ha as qeni (diçka). S’i ha macja cironkat! iron. dikush e do diçka, por bën sikur nuk e do; hiqet sikur nuk e tërheq diçka që e lakmon. I ka ngrënë macja (derri) *brumin (dikujt). Ia ha *përsheshin macja (dikujt) tall. I ka hyrë macja (*maçoku) në bark (dikujt). Ka macen (*maçokun) në bark (dikush). Lidh macen (kur ha bukë) (dikush) tall. është shumë dorështrënguar, s’të jep asgjë, është koprrac i madh; s’i del gjë prej thonjve (dikujt); e bën groshin kacidhe; bën hesap sa ha macja në vit tall.; e lidh lekun me ushkur tall. Mace e lagur mospërf. dikush që rri si i turpëruar e si në faj para të tjerëve për shkak se ka bërë diçka të keqe, ai që rri kokulur e pa bërë zë; pulë e lagur; mi i lagur. Me mace e me minj me të gjithë e me gjithçka; me qen e me mace; me kuç e me maç. Mace e zezë keq. njeri që sjell tersllëk; njeri ogurzi. Ia merr macja (pula) *bukën nga dora (dikujt) tall. S’e ka mbytur macen (dikush) iron. nuk e ka treguar forcën që në fillim që t’u shtinte frikën të tjerëve; nuk ka bërë ndonjë gjë që t’ia dinë egërsinë e t’i tremben. I mbyt macet (dikush) keq. i mbulon të gjitha shenjat për të mos u zbuluar një veprim që ka kryer, fsheh çdo shenjë, çdo të dhënë etj. që mund ta zbulonte; nuk ia gjen (dot) këmbët (dikujt); i humb (i mbulon, i fsheh) gjurmët. Nxjerr *prush me këmbët e maces (dikush) keq. Sikur e kanë pirë macet (dikë) tall. thuhet për dikë që ngrihet shumë i uritur nga gjumi, që nuk duron dot për të ngrënë sa më parë. Pi macja *uthull! iron. Me *qen e me mace. (Shkojnë) si macja me miun shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, grinden e hahen vazhdimisht; nuk pajtohen kurrë; (shkojnë) si qeni me macen; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majë më majë; (shkojnë) thikë e brisk. (Shkojnë) si *qeni me macen.
MÁC/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Daltë.
MÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT MaçkëI.
MACEMÚC ndajf., bised. Duke u puthur mbllaq-mblluq. U puthën macemuc.
Shfaq përkufizimin e plotë →MACERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Proces i nxjerrjes së vajrave eterikë nga petalet e luleve, të cilat zhyten në yndyrë të nxehtë dhe të lëngshme.2. Proces i përgatitjes së një eks…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MACER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., vet. v. III 1. vetv. Ekstraktohet një lëndë me ujë, alkool etj.2. vetv. Zbuten në një lëng dhe marrin aromën e dëshiruar të lëngut perimet d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MACER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. 1. Nxjerr vajra eterikë nga petalet e luleve, duke i zhytur në yndyrë të nxehtë dhe të lëngshme.2. Përgatit një ekstrakt përmes ekstraktimit me…
Shfaq përkufizimin e plotë →MACERÚAR (i, e) mb., kim. Që është maceruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë