Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. dhe jokal. Pi qumësht në gjirin e nënës; thith qumështin në gjirin e nënës. Foshnja mëzon në gji të s’ëmës.
2. kal. E vë të voglin e një kafshe të pijë tek e ëma, e mënd. Mëzoj viçin.
3. jokal., vet. v. III Vazhdon të pijë qumësht tek e ëma, megjithëse e ka mbushur vitin. Mëzon viçi.
4. kal. Vë viçin të pijë të lopa sa t’i sjellë qumështin dhe pastaj e mjel. E vuri viçin të mëzojë lopën. Mëzojnë lopën. Viçi ishte duke mëzuar lopën.
MËZÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mëzat; mëzator.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËZORÁK,~E mb. Që ka kaluar vitin por pi ende qumësht te lopa (për viçin).
Shfaq përkufizimin e plotë →MËZORÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Viç që e ka kaluar vitin, por pi ende qumësht te nëna e vet, mëzak.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËZORÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Viçe që e ka kaluar vitin por pi ende qumësht te lopa.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lopë që e mban viçin të pijë më shumë se një vit, pasi nuk është mbarsur më.2. Lopë që e ka mbushur motin kur ka pjellë, por që vazhdon t’i merret qum…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËZÓRE mb. f. Që e mban viçin të pijë më shumë se një vit, pasi nuk është mbarsur më; që e mban qumështin thuajse një vit derisa të pjellë herës tjetër. Lopë mëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë