Fjalori
MËZE

MËZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjella femër e pelës; pelë e re dy a tri vjeçe. Mëzi dhe mëzja. 2. si mb. është e re deri në dy a tri vjeçe (për pelën). Pelë mëze.

MEZE

MÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [MEZÉ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT] 1. gjell. Ushqim i thatë me gjërakripura, si qofte, djathë, sallam, mëlçi, ullinj, vezëziera, sallatë etj., që shtrohet e hahet gjatë pijes, zakonisht para buke. Meze e përzier. Një pjatë meze. Ia shtroi me meze e me raki. Pinte pa meze.
2. Gjella më e mirë, gjellë e shijshme; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një ushqimi, e një pijeje etj. Mezja e gjellës (e mishit). Mezja e duhanit (e rakisë).
3. Karremivihetgrep për të zënë peshkun.
4. fig., bised. Pjesa më e mirë e më e zgjedhur e njerëzve. Mezja e vendit (e shtëpisë, e qytetit). Mezja e rinisë (e burrave).
5. fig. Lezeti, kripa e diçkaje. Mezja e muhabetit.

MEZË

MÉZË,~T m. sh. Një nga fiset ilire nga grupi i panonëve, mezejët.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.