Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËVETËSÚAR (i, e) mb. Që ka fituar pavarësinë, që është mëvetësuar. Një Shqipëri e mëvetësuar.
MËVETËSÍ,~A f. Të qenët më vete; pavarësi. Mëvetësia e Shqipërisë. Ka mëvetësi kuptimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËVETËSÍM,~I m. Marrja e pavarësisë; të bërët i mëvetësishëm. Mëvetësimi i Shqipërisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËVETËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është a qëndron më vete; që nuk varet nga ndonjë tjetër, i pavarur. Zhvillimi i mëvetësishëm. Degë e mëvetësishme. Sistem i mëvetësishëm. Fjalë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MËVETËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Fitoj mëvetësinë, bëhem i pavarur. Popujt u mëvetësuan duke dalë më vete.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËVETËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap mëvetësinë, e bëj të pavarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë