Fjalori
MËSYHEM

MËSÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË pës. e MËSÝJ. Mësyhet zyra e komisionerit.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MËSYJ
MËSYJ

MËSÝ/J vep., ~VA, ~RË 1. usht., kal. Hidhemsulm kundër armikut, bëj mësymje; kund. kundërmësyj, kundërsulmoj. Mësyj armikun. E mësynë befasisht. Mësynë muret me shkallë.
2. kal. dhe jokal. Hyj diku me forcë dhe me shpejtësimadhe; i vërsulem dikujt. Tifozët mësynëstadium. Policia ka mësyrëmagazinë.
3. kal. Nisemshkoj diku papritur. Një mëngjesi i kishte mësyrë kodrës. Në grup, kishin mësyrë rrugën për në plazh. Të rinjtë ia mësynë palestrës sportive.
4. kal. Shkoj te dikush për t’i kërkuar ndihmë a për të bujtur, i vetederë dikujt për diçka, i zë derën. Ia mësynë dy të panjohurshtëpi. Ia mësyu fqinjit për një hall.
5. fig., kal. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje etj.; i sulem dikujt, i turrem (me ankesa, me kritika, me vërejtje, me qortime etj.). E mësynëgjithë, s’i lanë gjë pa thënë.
6. kal. I hyj me vrull një pune, veprimtarie a gare; i futem i diçkaje me zell. Disa drejtorë ia kanë mësyrë garës për deputet.
7. fig., kal., vet. v. III Hyn me shpejtësi dhe me vrullmadh. Fjalët e rejakanë mësyrë nga gjuhët e huaja.
Sin.: sulmoj, turrem, vërsulem, shkoj, beh, buj, hyj, futem.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.