Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MËSHIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MËSHIRÓJ. Plakut nuk i pëlqente të mëshirohej.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kam mëshirë për dikë dhe përpiqem ta ndihmoj a t’ia lehtësoj vuajtjet. Ndoshta më qajnë hallin dhe më mëshirojnë. Djemtë e tallën, ndërsa vajzat …
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHÍRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka shpirtin të butë e të dhembshur, e ndien mëshirë për të tjerët, që i mëshiron të tjerët; i dhembshur. Njeri i mëshirshëm. E ka zemrën të mës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRÚAR (i, e) mb. Që është mëshiruar, që ka marrë mëshirë. Njeri i mëshiruar prej të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRÚES,~E mb. Që ka mëshirë, i mëshirshëm; që shpreh mëshirë. Vështrim mëshirues. Me sy mëshirues. Me zë mëshirues. Me fjalë mëshiruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRÚES,~I m., fet. Një nga cilësitë e Zotit me të cilat thirret vetë ai, Zoti. I falen Mëshiruesit të madh.✱Sin.: Zoti, Perëndia, Hyji, Mëshirëmadhi, Mëshirëbërësi, Mëshirëshumi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHÍR/Ë,~A f. 1. Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq dhe dëshira për t’i ndihmuar atij. Ndjeu mëshirë për të. E pa me mëshirë.2. Dëshira a p…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRËMÁDH,~E mb., lart. Që ndien mëshirë të madhe për dikë, që ka shumë mëshirë për të tjerët, mëshirëplotë. Është njeri mëshirëmadh. Është treguar mëshirëmadh dhe i duruar me sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRËMÁDH,~I m., fet. Një nga cilësitë e shumta që i atribuohen Zotit dhe që përdoret edhe si emër i përveçëm për atë vetë, Zoti. I lutem Mëshirëmadhit.✱Sin.: Perëndia, Hyji, Më…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËSHIRËSÍ,~A f. Të qenët i mëshirshëm; vetia e dikujt që është i mëshirshëm; kund. pamëshirësi. Për nga natyra, ai karakterizohej nga bujaria dhe mëshirësia.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë