Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËRZ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. jokal., vet. v. III Rri e pushon në hije në kohën e vapës, kalon vapën (për bagëtinë). Po mërzejnë dhentë. Ku mërzen cjapi me zile. Mërzenin mushkat nën hije.
2. kal. Çoj bagëtinë në një vend me hije që të kalojë vapën. Ku do t’i mërzejnë dhitë?
3. fig., mospërf., jokal. Rri në një vend pa punuar; e shkoj kohën kot pa bërë asgjë. Mërzenin në diell (në një shullë) tërë ditën.
✱Sin.: mrizon, vapon, përhijon, hijenon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë