Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËRSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Myrtus communis) Shkurre me gjethe të imta me majë të mprehtë e përherë të gjelbra, me lule të bardha që bëjnë kokrra të vogla të ngrënshme ngjyrë blu, nga degët e së cilës kullon një lëng me erë të mirë; netull. Mërsina është përdorur për kurimin e shumë sëmundjeve. Shkoi në mal e solli degë mërsine. Kokrra mërsine. Erë mërsine. Mërsinë mali qershigël, rrush thëllëze.
2. (lat. Myrtus cerifera) Pjesë e parë e emërtimit për një lloj mërsine të njohur si mërsina e dyllit ose mërsina dyllëmbajtëse, frutat e së cilës përdoren si burim për të bërë dyllë, kryesisht për qirinj dhe dekorime tradicionale.
3. (lat. D. Oleoides) Pjesë e parë e emërtimit për një lloj mërsine të njohur si mërsina e malit; xerxele, xerxele si ulli, bar thëllëze, qershi e egër, rrush thëllëze, xerxele gjetheulliri, xerxele fletulliri.
✱Sin.: netull, xerxele.
MËRSINÓR,~E mb. Që lidhet me mërsinën a që është karakteristike për të, i mërsinës. Dru i familjes mërsinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë