Fjalori
MËRIJ

MËRÍ/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E kam mëri dikë a diçka, e urrej. Mërij çdo gjë të keqe. 2. E futmëri dikë me një tjetër. E mëriti me të tjerët.


Rezultate të ngjashme

MËRÍJAS ndajf. Duke mbajtur inat, me mëri, keqas. Shkojnë mërijas me njëri-tjetrin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme (sidomos pas ndonjë grindjeje), urrejtje për dikë; armiqësi. Kanë mëri të vjetra. Mospëlqim ndaj th…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍAS ndajf. Me mëri, mërishëm. I foli mërias.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MËRÍ/HEM jovep., ~TA (u), ~TUR 1. vetv. Më lind mëria kundër dikujt, i mbaj mëri e nuk i flas me gojë; mbushem me mëri kundër diçkaje. Janë mëritur me ne.2. pës. e MËRÍJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Tamarix dalmaticum) MarinaI (shkurre).2. bot. (lat. Salix incana) Shelgu i butë.3. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që përmban mëri, që bëhet me mëri. Një shikim (vështrim) i mërishëm u zgjat drejt tij.2. Që është për t’u pasur mëri, që duhet urryer, i urrejtshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍSHËM ndajf. Me mëri, me zemërim të madh, me urrejtje. Vështronte mërishëm. Shfreu mërishëm.Sin.: mërias, zemërueshëm, urrejtshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mërihem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍTJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur mërij ose kur mërihem; mëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËRÍTUR (i, e) mb. Që i mban mëri dikujt; i zemëruar. Ishin të dy të mëritur. Foli me ton paksa të mëritur. Shoh fytyrën e tij të mëritur. Foli e mëritur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.