Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MËNJANËS
MËNJANËS


Rezultate të ngjashme

MËNJANËSÍSHT ndajf. Duke qëndruar mënjanë; me indiferentizëm; mënjanërisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁN vep., ~A, ~UR kal. Mënjanoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MËNJÁN/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hiqem mënjanë, bëj mënjanë për t’i lëshuar rrugën dikujt a diçkaje, shmangem.2. pës. e MËNJÁN.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNI/E,~A f. Mënjanim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Largim, heqje, zhdukje. Mënjanimi i të metave. Mënjanimi i rrezikut (i sulmit).2. Shmangie; veçim. U sugjerua mënjanimi i tij si këshilltar. Përpiqemi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MËNJAN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Largohem veç nga të tjerët e rri mënjanë; bëj mënjanë, tërhiqem nga njëra anë për t’i lëshuar rrugën dikujt a diçkaje; mënjanem. Mënjan…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJAN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej dikë a diçka nga njëra anë ose nga njëri krah. Mënjanoj kokën nga e majta.2. Veçoj dikë a diçka nga të tjerët; e heq mënjanë, e lë mënjanë;…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të mënjanohet; i shmangshëm. Pjesa më e madhe e rreziqeve janë të mënjanshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANÚAR (i, e) mb. 1. Që është anuar. Një tendë e mënjanuar nga era.2. Që ndodhet larg ose jashtë qendrës, që është i veçuar (për sendet etj.). Fshat i mënjanuar. Shtëpi e mënjan…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANÚES,~E mb. 1. Që mënjanon dikë a diçka; shmangës. Ka rol mënjanues. Bëri një veprim mënjanues.2. si em. m. e f. Ai ose ajo që mënjanon dikë a diçka. Mënjanuesi i të këqijave…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shmanget, që mund të eliminohet, që mund të mënjanohet; kund. i pamënjanueshëm. Duhanpirja është një nga faktorët e mënjanueshëm. Mbipopul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNË ndajf. 1. Veç nga të tjerët, më vete, ndaras; në një vend veçan nga të tjerët. Rri mënjanë rri veçan, i ndarë nga të tjerët. E thirri mënjanë. I foli mënjanë. Burrat hanin …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNË parafj. 1. Përbri; anash. Mënjanë fshatit. Mënjanë shtëpisë. Mënjanë tij.2. Veçan, veç të tjerëve. Mënjanë shokëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANËRÍ,~A f. Të qenët mënjanë ose të ndenjurit mënjanë; indiferentizëm, moskokëçarje. Nuk duhet të shihet me aq mënjanëri dukuria e korrupsionit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJANËRÍSHT ndajf. Duke ndenjur mënjanë; me indiferentizëm, me moskokëçarje, me shpërfillje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNËS,~E mb. Që rri mënjanë; indiferent, moskokëçarës, shpërfillës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që rri mënjanë; ai që është indiferent, moskokëçarës, shpërfillës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MËNJÁNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që rri mënjanë; ajo që është indiferente, moskokëçarëse, shpërfillëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.