Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËNGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mjekime me mënyra e me barna të mjekësisë popullore; prime. I provuan të gjithë barnat për mëngji. I bëj ndonjë mëngji të sëmurit.
2. Ilaçi a mënyra që përdoret për të mjekuar një sëmundje a dëmtim fizik. Çdo sëmundje ka mëngjinë e vet.
3. fig. Mjekim, ilaç a mënyrë që përdoret për të larguar një dhimbje shpirtërore, brengë, problem etj. Ia gjeti mëngjinë atij dëmi.
4. Magji. Merrej me mëngji e shortari. Gjetën nuskën e mëngjisë. Dinte formula mëngjie. I bënë mëngji ujit (qytetit). Kush i ka bërë mëngji? Përdori mëngjinë që të ngrinte një kështjellë me hala peshku.
5. Aftësi për të bërë magji. Njeriu me mëngji i di gjithmonë punët edhe pa i shikuar.
✱Sin.: prime, ilaç, magji.
MËNGJÍR vep., ~A, ~UR edhe fig., kal. Hidhëroj, helmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MËNGJÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. edhe fig., vetv. Hidhërohem, helmohem.2. pës. e MËNGJÍR.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Helm, farmak. Ju bëftë mëngjirë ajo që hëngri! (mallk.)
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Mjekoj me mënyra e me barna të mjekësisë popullore. Mëngjis kafshët.2. fig. Gjej mënyrë për t’i larguar dikujt një dhimbje shpirtërore, një brengë, nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MËNGJÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mjekohem me mënyra a barna të mjekësisë popullore.2. fig., vetv., vet. v. III I largohet dikujt një dhimbje shpirtërore, brengë a shqetësim…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të përdoret për mjekime të trupit a të shpirtit.2. Që mund të përdoret për të bërë magji. Nuskë e mëngjishme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mjekim me mënyra a barna të mjekësisë popullore.2. fig. Largim i një dhimbjeje shpirtërore, i një brenge a shqetësimi; mjekim.3. Të bërët magji; për…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍSUR (i, e) mb. Që ka marrë mjekim, që është mëngjisur. Plagë e mëngjisur.✱Sin.: i mjekuar, i kuruar, i trajtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë